LAJMI I FUNDIT:

Nga De Rossi tek Ibra e Guardiola: Këto janë 10 deklaratat më interesante për vitin 2017

Nga De Rossi tek Ibra e Guardiola: Këto janë 10 deklaratat më interesante për vitin 2017

Revista e njohur franceze France Football ka zgjedhur deklaratat më emblematike të vitit kalendarik 2017.

Viti 2017 ka qenë i ‘bereqetshëm’ edhe nga deklaratat interesante nga njerëzit e futbollit si futbollistët, trajnerët dhe pronarët e klubeve.


Megjithatë, France Football ka zgjedhur vetëm dhjetë më interesantet e 365 ditëve që lamë pas, ku secila është më emblematike se tjetra.

Disa nga to krijojnë të qeshura, disa tjera kanë thumbime dhe disa tjera janë plot pesimizëm e optimizëm.

Portali juaj Telegrafi më poshtë ua sjell këto 10 deklaratat më interesante të vitit 2017:

Cantona për kalimin e Neymarit nga Barcelona në Paris Saint Germain: “Kur një lojtar 25 vjeçar brazilian, i cili luan në Barcelonë, kalon në ligën franceze për t’u përballur me Guingampin ose Amiensin, çuditem: çfarë bëri ai?”.

Ibrahimovic: “Sa më shumë kohë të kalojë aq më inteligjent bëhem dhe përpiqem të mos humbas energji kur nuk kam nevojë për to. Ndihem pak si Benjamin Button: Unë kam lindur i vjetër dhe do të vdes i ri”.

Shakaja e Payetit në ditën e prezantimit në Marseille: “Unë kam ardhur këtu qartësisht për të bërë shaka me … oops … për të luajtur”.

Thumbimi i gazetarit francez Jean-Pierre Bernes për Vincent Labrune, ish-presidentin e Marseille: “E shoh që tani që kujdeset për Saint-etienne, gjërat janë më të mira, apo jo? Duke parë se sa ka bërë në OM, pyes veten se si ai mund të japë këshilla për klubet e tjera”.

Ranieri i përgjigjet një cicërime ironike të ish trajnerit të Francës, Raymond Domenech, për mënyrën e tij të lojës: “Unë e pranoj kritikën, sepse ato ndihmojnë të rritesh, por gjithashtu varet nga kush. Por, unë nuk pranoj ironi nga kreu i kategorisë tonë. Nuk ka etikë në sjelljen e tij. Unë ndoshta do ta dëgjoja Domenechin nëse flet rreth një autobusit ose teatri. Por, jo për futbollin…”

Guardiola për blerjen e Gabriel Jesus: “Një lojtar është sikurse shalqiri: nuk mund ta dini nëse është mirë deri sa ta preni atë”.

Trajneri i Nancy, Pablo Correa sulmon para lamerave lojtarin e tij Sergej Chernik: “Ai është një portier druri, nuk del kurrë në rivëniet nga këndi”.

Dimitri Lienard, mesfushori i Strasburgit, pas ndeshjes me PSG: “Neymar më tha: “Ju po simuloni”. Unë duhet t’i kisha thënë atij: “I dashur, natyrisht që je yll, natyrisht që mund të bësh gjithçka që dëshironi, por është po aq e qartë që kur të vallëzoni [driblime të stilit Neymar] para meje, unë do dua t’ju lëndojë”.

Geoffrey Jourdren, portieri i Nancy: “Në qoftë se inteligjenca është blerë në supermarket, unë mendoj se të gjithë do ta blejnë atë…”.

Daniele De Rossi: “Sot, kur shoh të rinjtë që përdorin Instagramin në dhomën e veshjeve, dua t’i godas me shkop bejsbolli në gojën e tij”.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Arsenali u eliminua nga dy gara në të njëjtën natë

Ndërkombëtare
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

“Real Madridi nuk vdes kurrë”, Ancelotti i kënaqur me ‘luftën’ dhe paraqitjen e lojtarëve ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori