Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Stresi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio.
Fituesi i Big Brother VIP Kosova ka bërë një analizë të lojës së banorëve në BBVA 3.
Edhe pse nuk përmendi emra, ai deklaroi se ka pasur lidhje me dy nga vajzat të cilat janë pjesë e Big Brother.
Pjesë nga intervista:
Duke qenë se Stresi e ka provuar si eksperiencë, çfarë ndodh kur je në nominim?
Stresi: Ka disa arsye pse je në nominim. E para është sepse disa lojtarë nuk të pëlqejnë dhe të çojnë në nominim. Vjen edhe nga votat e publikut, kur nuk je votuar dhe aq. Njerëzit kur janë në nominim dalin edhe nga vetja, unë kam qenë shumë i qetë sa herë kam qenë në nominim.
Cilat janë strategjitë që duhet të kesh aty brenda për të qenë i suksesshëm në lojë, sipas Stresit?
Stresi: Strategjia është që duhet të godasësh me një gur dy ose tre zogj. Duhet të jesh shumë realist, kush është vetvetja dallohet aty. Është një vend ku ashtu je edhe jashtë, si reagon brenda mund të jesh edhe si person jashtë i tillë. Duhet të guxosh.
Në lidhje me debatin e Ilnisës dhe Ledjonës, Stresi bëri një analizë për të dyja vajzat, ku u shpreh se: “I kam ndjekur dhe mendoj se Ilnisa është një matkë, pra një gocë e hedhur le të themi, e shkathët, e zgjuar e njeh qytetin e Tiranës mirë, ka shoqëri të zgjeruar ashtu si mendoj unë. Ledjonën nuk e njoh shumë realisht, por është një vajzë e guximshme, mendoj që duhet të japë më shumë në këtë format. Ilnisa është vajzë e përgatitur me jetën. Është ironike, i shkon BBV dreqit (qesh) por ajo puna e martesës ishte gjë e gabuar. Nuk më pëlqeu. Flas si publik”. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit