ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Zahara dhe Maddox, fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kanë publikuar njoftime ligjore në gazeta si pjesë e procedurës së kërkuar në Kaliforni për të hequr zyrtarisht mbiemrin e babait të tyre.

Dokumentet gjyqësore, të siguruara nga Page Six, tregojnë se Zahara, vajza 21-vjeçare e ish-çiftit, e ka publikuar kërkesën e saj në gazetën juridike Los Angeles Daily Journal një herë në javë për katër javë radhazi: më 16, 23 dhe 30 qershor, si dhe më 7 korrik.


Në njoftim thuhet gjithashtu se kushdo që kundërshton ndryshimin e emrit mund të paraqesë një kundërshtim me shkrim përpara seancës përfundimtare.

Angelina Jolie me fëmijët

Seanca gjyqësore është caktuar për 28 shtator, kur gjyqtari pritet të vendosë për kërkesën e saj.

Nëse nuk paraqiten kundërshtime, kërkesa mund të miratohet.

Sipas raportimeve të mëparshme, Zahara muajin e kaluar kërkoi zyrtarisht që, në vend të mbiemrit Jolie-Pitt, të përdorë emrin Zahara Jolie.

Ajo ishte prezantuar tashmë si Zahara Marley Jolie gjatë ceremonisë së diplomimit në Spelman College në muajin maj.

Edhe Maddox, djali 24-vjeçar i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, e publikoi kërkesën e tij në të njëjtën gazetë më 10, 17 dhe 24 qershor, si dhe më 1 korrik.

Dokumentet tregojnë se ai kërkoi në maj që emri i tij të ndryshohej nga Maddox Chivan Jolie-Pitt në Maddox Chivan Jolie, duke e arsyetuar kërkesën me 'arsye personale'.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë gjashtë fëmijë: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne. /Telegrafi/