LAJMI I FUNDIT:

Dedikim apo një shaka – statuja qesharake që iu bë Melania Trumpit në vendlindjen e saj, në Slloveni

Dedikim apo një shaka – statuja qesharake që iu bë Melania Trumpit në vendlindjen e saj, në Slloveni

Një skulpturë jetësore e zonjës së parë të ShBA-së, Melania Trump, u zbulua afër qytetit të saj të Sevnica në Slloveni të premten, duke shkaktuar reagime të shumta.

Kjo shtatore prej druri është projektuar nga artisti Brad Downey me bazë në Berlin dhe është gdhendur nga artisti popullor lokal, Ales Zupevc, shkruan EuroNews, transmeton Telegrafi.


Statuja prej druri ka qenë gjithashtu pjesë e një ekspozite në kryeqytetin e Sllovenisë, në Lublanë, dhe është ndërtuar në shenjë respekti për rrënjët e Melanias, në vendin e Evropës Jug-lindore.

Figura e thjeshtë është prerë nga trungu i një peme lindore të gjallë dhe pasqyron një art naiv tipik për rajonin.

Nuk ka asnjë përpjekje për një ngjashmëri të saktë të shtatores prej druri me portretin e zonjës së parë të ShBA-së.

Megjithëse fytyra e statujës është e pjekur dhe e panjohshme, karakteri i Melanias identifikohet nga palltoja blu, e cila simbolizon atë që ajo kishte veshur në inaugurimin e Donald Trumpit si president, në vitin 2017.

Downey tha se donte të “kishte një dialog me situatën politike të vendit” dhe theksonte statusin e Melania Trumpit si një emigrante e martuar me një president të betuar për të ulur emigracionin.

Megjithatë, kritikat për këtë vepër kanë qenë të shumta, sepse ajo nuk ngjan aspak si Melania.

“Ajo nuk duket aq e bukur sa ajo normalisht”, tha banori lokal, Franc Stopar.

“Ju e dini se çfarë e bën atë të ngjasojë me Melanian, shikoni se sa e lartë ajo u ngjit në majë, ashtu si Melania e vërtetë, e cila u ngrit në majë të Amerikës, një vajzë e vogël nga Sevnica, e cila kapërceu”, tha Katarina Klenovsek, një tjetër banor i Svenicas. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
Zgjidhet dilema e famshme e skenës ikonike të filmit Titanik?

Zgjidhet dilema e famshme e skenës ikonike të filmit Titanik?

Magazina
Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Adelina Tahiri shfaqet joshëse në pushimet e saj në Dubai

Magazina
Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Fejohet vajza e Bekim Jasharit, bashkë me të fejuarin vizituan varret e Hamëz dhe Feride Jasharit

Magazina
Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Aktorja shqiptare e filmave për të rritur, Alby provokon me pozat në det

Magazina
Hailey Bieber shfaqet me një dukje të pazakontë, teksa bashkohet me bashkëshortin Justin në Coachella

Hailey Bieber shfaqet me një dukje të pazakontë, teksa bashkohet me bashkëshortin Justin në Coachella

Magazina
Kalo në kategori