LAJMI I FUNDIT:

“Dashuria e jetës time” – Hailey Bieber bën dedikim romantik për Justin Beiberin në katër vjetorin e martesës

“Dashuria e jetës time” – Hailey Bieber bën dedikim romantik për Justin Beiberin në katër vjetorin e martesës

Hailey Bieber nuk mundi ta përmbajë dashurinë për bashkëshortin e saj Justin Bieber kur festoi katër vjetorin e martesës të martën (13 shtator).

Modelja 25-vjeçare tregoi se ylli i popit, 28 vjeç, ishte ‘dashuria e jetës së saj’ në një postim të ëmbël në Instagram duke shënuar këtë rast.

Hailey ndau disa foto të çiftit duke u puthur, teksa përfshiu një foto të shkrepur me sa duket në ditën e tyre të dasmës.

Bukuroshja bionde kishte veshur fustanin e saj elegant të bardhë në foto, teksa një Justin i u përkul për ta puthur, ndërsa i mbante duart e saj.

Përveç fustanit të saj të bardhë, ajo kishte një shtresë tjetër të tejdukshme të ngjitur në vellon e saj që ishte shtrirë edhe më larg në lëndinë dhe kishte të qëndisur “Derisa të na ndajë vdekja”.

“4 vjet e martuar me ty, njeriu më i bukur që kam njohur ndonjëherë… dashuria e jetës sime. Faleminderit Zotit për ty”, ka shkruar Hailey duke shtuar një emoji me zemër të bardhë dhe shampanje.

Në një imazh tjetër, të dy dukeshin të lezetshëm ndërsa mbanin syze dielli të zeza. Ai ishte veshur si zakonisht me një bluzë dhe kapele të zezë, e cila përkiste markën e tij të veshjeve “Drew House”, ndërsa edhe ajo ishte e veshur me të zeza.

Justin gjithashtu u përkujdes që të përkujtonte përvjetorin me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ndau një foto të lezetshme të tij dhe Hailey në shtrat dhe një ‘selfie’ ndërsa duke u përqafuar,  ndërsa qeni i tyre i adhurueshëm tërhoqi vëmendjen duke qëndruar mes tyre.

“Gëzuar përvjetorin për shoqen dhe gruan më të mirë.. faleminderit që më bëre më të mirë në çdo mënyrë”, shkroi ai postimin.

Justin dhe Hailey u takuan për herë të parë në vitin 2009, kur babai i saj Stephen Baldwin i prezantoi, vetëm nga fundi i vitit 2015 dhe fillimi i vitit 2016 ata u duk se u lidhën duk e parë bashkë midis periudhave të marrëdhënies së tij me Selena Gomez.

Pavarësisht se u kthye me Gomez, Justin raportohet se ra në kontakt me Haileyn në dhjetor të 2017-ës, kur ata ishin thjesht miq, pasi ajo ishte në lidhje me Shawn Mendes në atë kohë.

Çifti u ribashkua përgjithmonë në qershor 2018, dhe ata u fejuan vetëm një muaj më vonë, përpara se të konfirmonin në nëntor 2018 se ishin martuar fshehurazi në një gjykatë të qytetit të New Yorkut.

Në shtator 2019, Justin dhe Hailey organizuan një martesë të dytë masive në Karolinën e Jugut për familjen dhe miqtë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori