LAJMI I FUNDIT:

Dallimi i madh i fitimeve nga të drejtat televizive, vetëm Barcelona dhe Real Madridi fitojnë më shumë se Huddersfieldi i fundit në Ligën Premier

Dallimi i madh i fitimeve nga të drejtat televizive, vetëm Barcelona dhe Real Madridi fitojnë më shumë se Huddersfieldi i fundit në Ligën Premier

Drejtat televizive janë duke shkaktuar shumë debat në ligat e mëdha evropiane, pasi ndarja e tyre shpeshherë cilësohet si e padrejtë dhe dallimi i madh vërehet tek skuadrat nga Liga Premier dhe La Liga.

Liga Premier jep më shumë se 100 milionë euro për të drejtat televizive për çdo klub me Liverpoolin që fiton 167 milionë euro dhe Manchester Cityn me 165 milionë.

Në Spanjë është krejtësisht e kundërta, pasi vetëm Real Madridi dhe Barcelona fitojnë më shumë se ekipi më pak i paguar në Angli, Huddersfield Town.

Liverpooli ka fituar më shumë para në Ligën Premier sesa fituesi i titullit Man City - 19 nga 20 klubet kanë fituar mbi 100 milionë funte
Lexo po ashtu Liverpooli ka fituar më shumë para në Ligën Premier sesa fituesi i titullit Man City - 19 nga 20 klubet kanë fituar mbi 100 milionë funte

Në La Liga, Barcelona është klubi me përfitimet më të mëdha nga të drejtat televizive me 143.2 milionë euro, ndërsa pas tyre Real Madridi i dyti me 137.6 milionë.

Atletico Madridi i vendit të tretë me 102.9 milionë euro, përfiton më pak se Huddersfieldi i fundit në Ligën Premier me 103.9 milionë euro.

Klubet me përfitimet më të mëdha në La Liga janë Girona dhe Leganes me nga 40 milionë euro, ndërsa pas tyre vijnë Getafe dhe Levante me nga 41 milionë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori