LAJMI I FUNDIT:

Celine Dion: Shpresoj që dokumentari im të mos i trembë njerëzit, m’u deshën 17 vjet për të rritur ndërgjegjësimin për problemin tim

Celine Dion: Shpresoj që dokumentari im të mos i trembë njerëzit, m’u deshën 17 vjet për të rritur ndërgjegjësimin për problemin tim
Celine Dion (Foto: Vogue)

Në një intervistë të re, Celine Dion ka folur për gjendjen e saj shëndetësore, pra për sëmundjen me të cilën po lufton.

Së shpejti do të mbahet premiera e filmit dokumentar “I Am: Celine Dion”, dhe këngëtarja ka folur për “Vogue” ku ka theksuar se nuk dëshiron t’i trembë njerëzit me filmin.

“Shpresoj se dokumentari nuk do t’i trembë njerëzit, por do t’i bëjë të vetëdijshëm. M’u deshën 17 vjet – ju lutem mos prisni kaq shumë”, tha ajo.


Ajo theksoi se në vitin 2008 kishte vënë re se diçka nuk shkonte me shëndetin e saj.

“Ndjeja vështirësi për të kontrolluar zërin tim. Pasi këndoja nota të larta zëri im fillonte të ngërçohej. Shkova te mjeku, ata ekzaminuan kordat e mia vokale dhe më thanë se ishin të fryra. Më duhej të mbështetesha te gjërat”, tha ajo.

Megjithatë, vetëm në vitin 2020 ajo vendosi t’i përkushtohej shëndetit të saj dhe të zbulonte se për çfarë bëhej fjalë.

“Nuk doja të isha më e guximshme, doja të tregohesha e zgjuar. Kur mora diagnozën, u lehtësova”, tha ajo.

Dokumentari “I Am: Celine Dion” u drejtua me regji nga Irene Taylor. Përveç që publiku mund të shohë historinë frymëzuese të suksesit të saj në industrinë e muzikës, do të shfaqen edhe detajet rrëqethëse të luftës së saj me sindromën e qafës së ngurtë. Do të mund ta shikoni nga data 25 qershor në shërbimin Prime Video.

Për kujtesë, këngëtarja njoftoi në fund të vitit 2022 se vuan nga sindroma e personit të ngurtë, një çrregullim i rrallë i lëvizjes autoimune që prek sistemin nervor qendror (trurin dhe palcën kurrizore). Prek një në një milion njerëz. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Magazina
Rita Ora në televizionin e famshëm amerikan ABC: Nuk harroj kurrë prej nga vij, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante

Rita Ora në televizionin e famshëm amerikan ABC: Nuk harroj kurrë prej nga vij, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante

Magazina
Rita Ora nuk i reziston lodrës së famshme 'Labubu', shfaqet me një të tillë në çantën e saj të palestrës në New York

Rita Ora nuk i reziston lodrës së famshme 'Labubu', shfaqet me një të tillë në çantën e saj të palestrës në New York

Magazina
Lamine Yamal - ylli i Barcelonës, pranon dhuratë luksoze në vlerë prej 400 mijë dollarësh nga El Alfa

Lamine Yamal - ylli i Barcelonës, pranon dhuratë luksoze në vlerë prej 400 mijë dollarësh nga El Alfa

Magazina
A do të rikthehet

A do të rikthehet "Squid Game" me një sezon të katërt? - "Loja ka mbaruar" thotë regjisori i serialit

Magazina
Kim Kardashian 'kapet' nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

Kim Kardashian 'kapet' nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

Magazina
Kalo në kategori