LAJMI I FUNDIT:

Ceballos: Emery më bindi që t’i bashkohem Arsenalit

Ceballos: Emery më bindi që t’i bashkohem Arsenalit
Dani Ceballos (Foto: Arsenal FC/Twitter)

Dani Ceballos ka zbuluar se Unai Emery luajti një rol të rëndësishëm në vendimin e tij për t’u bashkuar me Arsenalin këtë verë.

Mesfushori spanjoll do të kalojë këtë sezon në huazim te klubi nga Londra para se të kthehet në Real Madrid në verën e ardhshme.


Ky vendim sipas tij ka ardhur pasi është bindur nga trajneri i Topçinjve, Emery.

Zyrtare: Dani Ceballos kalon nga Real Madridi te Arsenali
Lexo po ashtu Zyrtare: Dani Ceballos kalon nga Real Madridi te Arsenali

“Jam me të vërtetë krenar që mund ta vesh këtë fanellë”, ka thënë fillimisht Ceballos për faqen zyrtare të Arsenalit.

“Po bashkohem me një skuadër historike të Ligës Premier dhe është një hap përpara në karrierën time”.

“Trajneri Emery ishte një pikë kthese për sa i përket bashkimit me këtë klub të madh. Ai është spanjoll dhe më njeh nga koha ime në klubet e tjera”.

“Ai është një trajner shumë taktik dhe mendoj se kjo do të më ndihmojë me të vërtetë për të përsosur pozicionimin tim”.

“Mendoj se të dy do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të më bërë një lojtar më i mirë”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori