LAJMI I FUNDIT:

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro në një intervistë të dhënë së fundmi ka diskutuar prapaskenat nga largimi i tij prej Real Madridit në verën e vitit 2022.

Pasi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të pestë ndaj Liverpoolit, braziliani i dha fund aventurës nëntëvjeçare me ‘Los Blancos’.


Ai nënshkroi për Manchester United për shumën e 70 milionë eurove, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare me opsion edhe për një vit tjetër.

“Kisha fituar gjithçka. Nuk ishte arsyeja se nuk kisha motivim për më shumë, por doja gjëra të reja. Ata nuk ma bënë të lehtë largimin, por unë doja të mësoja një gjuhë të re, të luajë në një ligë tjetër. United është sjellur mirë me mua që nga dita e parë”, ka thënë fillimisht Casemiro.

“Unë vendosa që të largohem pasi fituam Ligën e Kampionëve. Unë e pashë që koha ime në Madrid kishte përfunduar, ishte një moshë e mirë për t’u larguar, unë dëshiroja që të rritesha. Vendimi nuk ishte i lehtë aspak, pasi njerëzit më deshën shumë”.

Manchester United i gatshëm ta lejoj largimin e Casemiros
Lexo po ashtu Manchester United i gatshëm ta lejoj largimin e Casemiros

“Unë e vura në dyshim vendimin tim për largim nga Madridi në drejtim të Manchester United vetëm një herë”, u shpreh ai.

“Ishte ditë e premte dhe gjithçka kishte përfunduar. Unë duhej të stërvitja dhe nuk u stërvita, e vetmja gjë që mungonte ishte nënshkrimi. Unë shkova për të biseduar me Ancelottin dhe ai tashmë e dinte se po largohesha”.

“Hyra në zyrën e tij, ai u kthye pas dhe filloi të qante. Carlo me tha se ai nuk dëshironte që unë të largohesha, se ai më do shumë, por unë tashmë i kisha dhënë fjalën Unitedit dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, përfundoi braziliani./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori