LAJMI I FUNDIT:

Berisha dëshiron transferimin në Gjermani ose Angli

Berisha dëshiron transferimin në Gjermani ose Angli

Shumë lojtarë të rinj nga Norvegjia iu bashkohen klubeve të mëdha evropiane të futbollit në moshë të re.

Por fare pak prej tyre ia dalin të depërtojnë në nivelin senior dhe kështu kthehen në Norvegji, ku duhet të nisin karrierën thuajse prej fillimi.


Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Valon Berisha, nuk ka ndjekur shembullin e shumicës. Ai në moshë të re refuzoi klubin gjigant anglez, Manchester City, përcjell sot Koha Ditore.

Berisha 23-vjeçar që prej vitit 2012 luan për Salzburgun në Austri, ndërsa vlerëson se tani ka ardhur koha që të kalojë në një prej ligave të forta evropiane.

“Agjenti im po punon për transferimin tim, por unë personalisht nuk mendoj shumë për këtë çështje. Mendoj se është momenti i duhur për të bërë hapin e radhës, por nuk stresohem për këtë. Të luaj në një klub në Gjermani apo Angli do të ishte shumë mirë”, ka thënë Berisha të dielën për mediat në Norvegji