Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Hawaii.

Ajo ka zgjedhur të vizitojë vendin tropikal së bashku me miket e saj, për të kaluar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.


Rexha e cila është e ndjekur nga mbi 10 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, ka ndarë së fundmi me fansat disa fotografi nga një prej mbrëmjeve të saj të këndshme në ishullin havain.

beberexha 274184841 908905359795733 6771712216671330359 n

Artistja mund të shihet e veshur me një fustan lëkure ngjyrë pjeshkë, i cili thekson mjaft mirë siluetën e trupit të saj.

Në disa prej fotografive, 32-vjeçarha thekson format e saj të bujshme të trupit, ndërsa merr poza atraktive para kamerës.

beberexha 274028880 752928926112978 287819915596183821 n

Bebe Rexha përndryshe ka qëndruar në heshtje që nga fillimi i 2022-s, duke mos zbuluar nëse ka në plan diçka konkrete së shpejti për fansat e saj.

Sido që të jetë, fansat e artistes hamendësuan se ajo mund të jetë duke punuar në albumin e saj të tretë, kur panë këngëtaren të publikonte disa fotografi nga një studio muzikore në New York pak muaj më parë. /Telegrafi/

beberexha 274078568 138971335261896 6836547963985989238 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

beberexha 274068655 741935036772167 7146456048964816600 n Foto: Bebe Rexha/Instagram

beberexha 274125474 979706092935842 5165054348192896021 n Foto: Bebe Rexha/Instagram