LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha arrin gjashtë milionë ndjekës në Instagram, hidhet në pishinë nga gëzimi

Bebe Rexha arrin gjashtë milionë ndjekës në Instagram, hidhet në pishinë nga gëzimi
Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është një personazh mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Vetëm në rrjetin social Instagram, ajo numëron gjashtë milionë ndjekës, shifër të cilën e ka arritur së fundmi.


Bebe Rexha arrin gjashtë milionë ndjekës (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

E lumtur për këtë fakt, këngëtarja Rexha ka vendosur t’i falënderojë fansat përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku nga gëzimi shfaqet duke u hedhur në pishinë.

“Gjashtë milionë ndjekës! Faleminderit shumë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë, në sfond dëgjohej edhe kënga “I’m a mess”, e cila njëherësh është kënga hit e Bebe Rexhës nga albumi i saj i fundit “Expexcctations”.

Dua pyetet se a do të bënte bashkëpunim me Ritën, Erën dhe Bebe Rexhën: Nëse do gjejmë kohë, pse jo?
Lexo po ashtu Dua pyetet se a do të bënte bashkëpunim me Ritën, Erën dhe Bebe Rexhën: Nëse do gjejmë kohë, pse jo?

Këngëtarja shqiptare pati vërtet një sukses të madh këtë verë me lansimin e albumit të ri, i cili përmbante shumë këngë të kompozuara e shkruara nga vet ajo.

Kopertina e albumit “Expectations” i artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha

Vetëm kënga “I’m a mess”, e cila u realizua edhe me klip, numëron mbi 100 milionë klikime në kanalin YouTube.

“Knees” dhe “Self Control” janë gjithashtu dy këngë tjera të suksesshme të këtij albumi, i cili padyshim është një nga më të shiturit muajve të fundit në tregun ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Ish-banorja e BBVA 2, Jori Delli vjen atraktive në pozat e reja nga pushimet në Dubai

Magazina
Kalo në kategori