LAJMI I FUNDIT:

Barcelona vetëm barazim me Levanten në ndeshjen e gjashtë golave, zbehen gjasat për titull

Barcelona vetëm barazim me Levanten në ndeshjen e gjashtë golave, zbehen gjasat për titull

 Barcelona ka barazuar me Levanten si mysafir me rezultat 3-3  në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në La Liga.

Katalanasit morën epërsinë në minutën e 26-të të ndeshjes me lojtarin e tyre më të mirë Leo Messi.


Argjentinasi mori një harkim të bukur nga Jordi Alba dhe me një goditje me volej shënoi për 1-0.

Barcelona e shtoi epërsinë pas disa minutash me Pedrin në 2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishin vendasit që kërkonin më shumë golin dhe e gjetën në minutën e 57-të me Gonzalo Melero.

Pas vetëm dy minutash Jose Morales arriti të shënojë për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Por katalansit u kthyen në lojë dhe morën epërsinë sërish me Osumane Dembele që shënoi  në minutën e 64-të.

Në minutë e 83-të u barazuan sërish shifrat me Sergio Leon që gjeti rrjetën për 3-3.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Barcelona u desh të pajtohet me barazimin.

Pas këtij barazimi Barca është në vendin e dytë me 76 pikë, një më pak se Atletico që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori