LAJMI I FUNDIT:

Barcelona fillon bisedimet me Wolvesin për Adama Traoren

Barcelona fillon bisedimet me Wolvesin për Adama Traoren

Ka marrë kthesë çështja e sulmuesit spanjoll Adama Traore.

Kur të gjithë prisnin se anësori spanjoll do të transferohet te Tottenham Hotspur, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.


Spurs kishin ofruar 25 milionë euro për lojtarin dhe Wolves thuajse se ishin gati ta pranon këtë ofertë.

Por orëve të fundit në garë është futur edhe Barcelona, që po përgatitë një ofertë më të lartë për ish-futbollistin e akademisë së saj.

Katalunasit kanë kërkuar huazimin e Adamas për gjashtë muaj me mundësi blerje për 35 milionë euro.

Adama shihet nga Xavi si zëvendësuesi adekuat i Ousmane Dembeles i cili do të largohet brenda kësaj jave nga Camp Nou.

Edhe vet lojtari pëlqen transferimin te Barcelona dhe brenda 48 orëve pritet të definohet e ardhmja e tij. /Telegrafi/