eksperti ad

Senegali u eliminua në mënyrë dramatike nga Kupa e Botës 2026, pasi shpërdoroi epërsinë prej dy golash ndaj Belgjikës për të humbur me rezultat 3-2 pas vazhdimeve në fazën e 1/16 së finales.

Pasi Habib Diarra dhe Ismaila Sarr i dhanë avantazhin prej 2-0 përfaqësueses afrikane, Belgjika reagoi në minutat e fundit të kohës së rregullt, me Romelu Lukaku dhe Youri Tielemans që barazuan rezultatin dhe e dërguan ndeshjen në vazhdime.


Belgët më pas kompletuam përmbysjen falë një penalltie të shënuar nga Tielemans, e cila u akordua pas një rishikimi nga VAR-i për një ndërhyrje të Lamine Camaras.

Pas eliminimit zhgënjyes, mesfushori i Senegalit, Pape Gueye, ka marrë një vendim të fortë lidhur me të ardhmen e tij me kombëtaren.

27-vjeçari, i cili realizoi dy gola gjatë këtij Botërori, deklaroi se nuk do të jetë më i disponueshëm për kombëtaren për aq kohë sa stafi aktual teknik të mbetet në detyrë.

"Do të rikthehem për t'ju thënë disa fjalë lidhur me eliminimin, por sot po ju njoftoj se për aq kohë sa ky staf teknik do të mbetet në detyrë, unë do të bëj një pushim nga kombëtarja", shkroi Gueye në rrjetet sociale./Telegrafi/

telegrafi sport app