LAJMI I FUNDIT:

Balotelli: Kam refuzuar oferta shumë më të larta sesa këto të Arabisë Saudite

Balotelli: Kam refuzuar oferta shumë më të larta sesa këto të Arabisë Saudite

Mario Balotelli ka zbuluar se në të kaluarën ka refuzuar një ofertë që ka ardhur me një pagë ‘shumë më të lartë’ sesa ato që ofrohen në Arabinë Saudite për momentin.

Në një intervistë të fundit me Controcalcio, 33-vjeçari zbuloi se më parë kishte qenë subjekt i ofertave jashtëzakonisht fitimprurëse nga Kina në kulmin e shpenzimeve të Superligës Kineze në fund të viteve 2010.


“Unë refuzova një ofertë që ishte shumë më e lartë se shifrat që shpërndaheshin në Arabinë Saudite. Preferova të luaja futboll dhe të qëndroja në Marsejë”, ka thënë ish-sulmuesi i Interit, Manchester Cityt dhe Milanit.

Që nga vera e vitit 2022, Balotelli ka luajtur me skuadrën zvicerane Sion, por pavarësisht se mesatarisht shënonte një gol çdo tre ndeshje, gjashtë në 18 takime për të qenë të saktë, sulmuesi u përjashtua nga skuadra e ekipit të parë.

Diku tjetër në intervistën e tij me Controcalcio, Balotelli la të kuptohet gjithashtu se karriera e tij ndërkombëtare mund të përfundojë, edhe nëse ai do të thirrej nga Luciano Spalletti i emëruar së fundmi.

“Nuk e di nëse do të pranoja një thirrje tjetër, kam pasur shumë zhgënjime”, përfundoi Balotelli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Kalo në kategori