LAJMI I FUNDIT:

BAFTA me sqarim për atë se përse mungoi Matthew Perry në segmentin përkujtimor

BAFTA me sqarim për atë se përse mungoi Matthew Perry në segmentin përkujtimor

Çmimet e filmit Bafta u zhvilluan të dielën (18 shkurt) në Royal Festival Hall të Londrës, duke nderuar filmat dhe aktorët më të mirë.

Aktori skocez David Tennant, i njohur për rolet e tij kryesore në “Doctor Who” dhe “Broadchuch”, ishte nikoqir i ngjarjes vjetore.


Më vonë gjatë programit, pati më shumë kritika pasi ylli i “Friends”, Matthew Perry, u la jashtë ‘In Memoriam’.

Matthew Perry

Gjatë segmentit, aktorja e Ted Lasso, Hannah Waddingham performoi një version të “Time After Time” të Cyndi Lauper, ndërsa ekrani shfaqte imazhe dhe klipe të disa figurave të industrisë së filmit që kishin vdekur që nga ceremonia e vitit të kaluar.

Segmenti mocional përfshinte homazhe për yjet duke përfshirë Jane Birkin, Glynis Johns, Carl Weathers, Julian Sands, Tom Wilkinson dhe Tina Turner.

BAFTA Awards 2024: Lista e plotë e fituesve
Lexo po ashtu BAFTA Awards 2024: Lista e plotë e fituesve

Harry Belafonte, Alan Arkin dhe Sir Michael Gambon u nderuan gjithashtu.

BAFTA Awards 2024

Megjithatë, Perry mungonte dukshëm në këtë segment.

Aktori vdiq në tetor, në moshën 54-vjeçare, në shtëpinë e tij në Los Angeles pas viteve të abuzimit me substancat.

BAFTA Awards 2024

Pas komenteve në rrjet, BAFTA bëri ​​një deklaratë që vuri në dukje se përjashtimi i Perry nuk ishte një anashkalim, duke konfirmuar se ai do të nderohet në maj në çmimet Bafta TV, në vend të kësaj.

Deklarata shtoi: “Ne konfirmojmë se ai do të nderohet në çmimet tona të ardhshme televizive Bafta në maj, dhe në seksionin “In memoriam” në faqen tonë të internetit”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori