Ne të gjithë kemi pasur momente në jetë, kur kamerat apo aparatët fotografikë na kanë kapur në një moment të papërshtatshëm.

Ky duket të jetë rasti i një djali të vogël, i cili u fotografua me sytë nga babai i tij, i cili i kishte sytë diku tjetër.

Babë e bir po ndiqnin një lojë basketbolli të LA Lakers kundër Minnesota Timberwolves, shkruan SportBible, transmeton Telegrafi.

Foto: Splash News

Mirëpo në tribunë shumë pranë tyre ishte edhe modelja me famë botërore, Emily Ratajkowski, e cila kishte rrëmbyer vëmendjen e babait.

E kthyer me të pasmet për të marrë një fotografi nga fusha e basketbollit, modelja bëri që burri poshtë saj, megjithëse i shoqëruar nga djali i vogël, të kthejë sytë nga të pasmet e saj.

Imazhi në fjalë është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, duke bërë shumë persona të qeshin, dhe disa të tjerë ta admirojnë për marrjen e guximit për të kthyer kokën, dhe për të shijuar një mundësi të tillë e cila “vjen një herë në jetë”.

View this post on Instagram

Checking in on boo @kingjames

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on Nov 7, 2018 at 11:01pm PST

Një komentues në rrjetet sociale u shpreh: “Është një mundësi që të vjen një herë në jetë, dhe duhet të rrezikosh”.

Një tjetër shkroi në Twitter: “Si nuk ka turp para fëmijës, çfarë edukate po i jep atij”.

Ndërkohë, modelja 27-vjeçare është e angazhuar tashmë si përfaqësuese për markën e flokëve ‘Kerastase’, ndërsa ishte prononcuar në Instagram pak muaj më parë rreth kësaj teme duke thënë: “Flokët janë një pjesë themelore e bukurisë, feminitetit dhe identitetit”.

Megjithatë, jo të gjithë ishin të kënaqur me Emilyn, pasi disa fansa ishin të zemëruar dhe e akuzonin atë se ishte i pandjeshme ndaj njerëzve që kishin humbur flokët e tyre për shkak të sëmundjes ose nga trajtimet e kimioterapisë. /Telegrafi/

Emily Ratajkowski (Foto: Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)