LAJMI I FUNDIT:

Asociacioni i Komunave të Kosovës: MAPL ndërhyri në kompetencat e Komunës për festivalin “Sunny Hill”

Asociacioni i Komunave të Kosovës: MAPL ndërhyri në kompetencat e Komunës për festivalin “Sunny Hill”
Foto: Telegrafi

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ia ka vënë fajin Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për anulimin e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë dhe zhvendosjes së tij në Tiranë.

Sipas AKK-së, MAPL ka ndërhyrë në kompetencat dhe autonominë lokale të komunave të cilat janë të përcaktuara me ligjet në fuqi.


Në shkresën e MAPL-së e nënshkruar nga Ministri z. Elbert Krasniqi drejtuar Komunës, AKK-ja tha se kërkesa e tij që të ndryshohet afati i dhënies në shfrytëzim të pronës është ndërhyrje në kompetenca komunale.

“Neni 6 i LIGJIT PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM DHE KËMBIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME TË KOMUNËS thotë se Afati i dhënies në shfrytëzim i pronës së paluajtshme të komunës vendoset nga KOMUNA, e jo nga niveli qëndror, ku komunat kanë të drejtë ta japin pronën e vet komunale në shfrytëzim nga 1-15 vite, më shumë se 15 vite, pra deri në 99 vite dhe se komunat mund të japin në shfrytëzim pronën e paluajtshme për më pak se një (1) vit”, thuhet në reagimin e tyre.

Zhvendosja e “Sunny Hill” në Tiranë, Labi: Qenkan bërë disa anketa për festivalin, a ka dëgjuar ndonjëri prej jush për një kërkesë për spital të Leukemisë në Kosovë?
Lexo po ashtu Zhvendosja e “Sunny Hill” në Tiranë, Labi: Qenkan bërë disa anketa për festivalin, a ka dëgjuar ndonjëri prej jush për një kërkesë për spital të Leukemisë në Kosovë?

“Me këtë shihet dhe vërtetohet qartë ndërhyrja e MAPL në kompetencë të komunës e që këto ndërhyrje janë pengesë serioze në mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal por edhe pengesë në zhvillimin e demokracisë lokale në Republikën e Kosovës Shpresojmë që kjo të jetë hera e fundit që niveli qendror me dashje ndërhyn në kompetencat e komunave”, vazhdon më tej reagimi i AKK-së.

“Sunny Hill” ndërkaq ditën e djeshme (e martë) u njoftua se është zhvendosur në Tiranë dhe organizatorët për këtë kanë fajësuar institucionet e shtetit.

Kjo gjithashtu u tha edhe në njoftimin zyrtar të festivalit që vonesa për përgjigje nga autoritetet për dhënien e lejes së pronës për shfrytëzim ishte një shkak kryesor për ndërrimin e lokacionit.

Komuna e Prishtinës nga ana tjetër e akuzoi MAPL-në për vonesë në lëshimin e lejes për shfrytëzimin e pronës në Bërnicë, gjersa në sqarimin e Ministrisë thanë se kanë kërkuar vetëm dokumente shtesë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori