LAJMI I FUNDIT:

Arthur Melo sqaron diferencën e madhe mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit

Arthur Melo sqaron diferencën e madhe mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit

Arthur Melo është lojtari më i fundit që e sqaron se cila është diferenca mes lojës që bën Cristiano Ronaldo dhe Lionels Messi.

Shumë lojtarët që kanë pasur të luajnë me yllin portugez dhe atë argjentinas janë pyetur se çfarë i dallon dyshen.


Arthur kaloi në verën e kaluar te Zonja e Vjetër si pjesë e marrëveshjes me Miralem Pjanicin që kaloi te Barcelona.

Tani, braziliani ka sqaruar diferencën e madhe mes 35-vjeçarit dhe 33-vjeçarit në mënyrën se si luajnë.

“Mund të them se Cristiano është një lider në dhomat e zhveshjes, por edhe në fushë. Kur kemi ndeshjet të mëdha, ai na mbledhë të gjithëve dhe na motivon që të japim më të mirën”, ka thënë 24-vjeçari për Desimpedidos.

“Unë do të shkoja me Cristianon, ne po luajmë së bashku!. Nuk jam aq i afërt me Cristianon sa të shkoj rreth shtëpisë së tij për kafe, por ne kemi një marrëdhënie të mirë”.

“Çdo person ka mënyrën e tij të demonstrimit të lidershipit. Messi e bën atë me veprime, aq sa duket se nuk e bën”.

“Ai e demonstron atë kur merr topin, me vullnetin e tij për të fituar ndeshjen dhe të gjithë shokët e tij të skuadrës e vërejnë këtë”.

“Por, Ronaldo ëhstë një lojtar që në ndeshjet e mëdha shpërthen në gola dhe kërkon që të gjithë të jenë me të në ato momente”, ka shtuar më tej Melo.

Një koleg pune duke ju thënë se çfarë duhet të hani nuk duket saktësisht si personi më argëtues për të punuar, dhe Ronaldo Jr sigurisht do ta dinte se si ndihet braziliani.

Ish-ylli i Real Madridit zbuloi kohët e fundit se ai mërzitet se përse djali i tij konsumon pije të gazaura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori