LAJMI I FUNDIT:

Arteta lë të kuptohet për më shumë transferime të Arsenalit këtë verë

Arteta lë të kuptohet për më shumë transferime të Arsenalit këtë verë

Mikel Arteta ka lënë të kuptohet se mund të ketë më shumë nënshkrime të reja në Arsenal përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Topçinjtë janë ende në treg për përforcime pasi spekulimet vazhdojnë t’i lidhin ata me mesfushorin e Leicester, Youri Tielemans.


Megjithatë, njeriu përgjegjës në Emirates, Arteta, ka dhënë pak kur bëhet fjalë për identitetin e objektivave të mundshëm, por ai shpreson për më shumë lëvizje.

Arsenal arrin marrëveshje me Tielemans, tani duhet bindur Leicesteri
Lexo po ashtu Arsenal arrin marrëveshje me Tielemans, tani duhet bindur Leicesteri

Klubet e Ligës Premier kanë afat deri më 1 shtator për të përfunduar transferimet e tyre në verën e 2022, me Arsenalin që tashmë ka përfunduar marrëveshje për lojtarë si Fabio Vieira, Gabriel Jesus dhe Oleksandr Zinchenko.

Arteta, i cili gjithashtu ka mirëpritur portierin amerikan, Matt Turner dhe sulmuesin premtues brazilian, Marquinhos, ka thënë se pret marrëveshje tjera.

“Ne ende shpresojmë të bëjmë diçka tjetër nëse tregu e lejon”, ka thënë fillimisht Arteta.

Nga Ozil, te Mustafi dhe Aubameyang - 12 lojtarët e Arsenalit që u larguan nga Arteta dhe historia e tyre
Lexo po ashtu Nga Ozil, te Mustafi dhe Aubameyang - 12 lojtarët e Arsenalit që u larguan nga Arteta dhe historia e tyre

“Ju keni parë disa lëvizje edhe në ditët e fundit”.

“Duam të marrim ekuilibrin perfekt dhe planin që donim që në fillim. Nëse e arrijmë apo jo këtë është një histori tjetër, por unë jam i kënaqur me atë ku jemi tani”, përfundoi trajneri i Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori