LAJMI I FUNDIT:

Nga Ozil, te Mustafi dhe Aubameyang – 12 lojtarët e Arsenalit që u larguan nga Arteta dhe historia e tyre

Nga Ozil, te Mustafi dhe Aubameyang – 12 lojtarët e Arsenalit që u larguan nga Arteta dhe historia e tyre

Pasi trashëgoi një ekip të dobët të Arsenalit, spanjolli Mikel Arteta ka shfaqur serinë e tij të pamëshirshme duke shitur lojtarë të ekipit të parë dhe duke sjell emra të rinj për të përforcuar skuadrën dhe rritur nivelin.

Skuadra e Arsenalit kishte nevojë për një rinovim kur Arteta zëvendësoi Unai Emery në dhjetor të vitit 2019 dhe ai nuk ka pasur frikë të heqë qafe disa emra të mëdhenj.


Alexandre Lacazette, Matteo Guendouzi dhe Konstantinos Mavropanos janë grupi i fundit i lojtarëve që largohen nga Emirates gjatë sundimit të menaxherit 40-vjeçar në krye të Topçinjve dhe ata ndjekin gjurmët e disa lojtarëve mjaft të rëndësishëm.

Por, faqja PlanetFootball ka hedh një vështrim të 12 lojtarëve që janë larguar nga Arsenali në baza të përhershme që kur Arteta mori drejtimin.

Si mund të rreshtohet Arsenali me transferimet e kësaj vere - por edhe me dy top prurje të reja
Lexo po ashtu Si mund të rreshtohet Arsenali me transferimet e kësaj vere - por edhe me dy top prurje të reja

Emiliano Martinez

Martinez kaloi një dekadë në Emirates, por gjuajti paksa më rregullisht vetëm në fund të sezonit 2019/20, duke shkëlqyer në ecurinë e tyre në FA Cup.

Pasi Bernd Leno u kthye nga lëndimi, argjentinasit nuk iu dha garanci se ai do të mbetej portieri i tyre i parë dhe u bashkua me Aston Villan në një marrëveshje prej 17 milionë funtesh në vitin 2020.

Henrikh Mkhitaryan

Mkhitaryan nuk luajti kurrë nën Artetën dhe u lejua të bashkohej me Romën në një marrëveshje të përhershme pas një huazimi të suksesshëm me skuadrën e Serie A.

Reprezentuesi armen e ringjalli karrierën e tij pas një periudhe të vështirë në Angli, duke regjistruar 22 gola dhe 15 asistime në ligën e parë italiane gjatë një sezoni e gjysmë te Roma.

Ai nuk ka qenë aq në formë pas emërimit të Jose Mourinhos – pesë gola dhe nëntë asistime në 44 paraqitje sezonin e kaluar, por mbeti një lojtar i rëndësishëm i ekipit të parë dhe e mbylli sezonin duke ngritur trofeun e Ligës së Konferencës së Evropës.

Matt Macey

Pasi kishte bërë vetëm dy paraqitje në ekipin e parë për Arsenalin, Macey iu bashkua  ekipit të Premiershipit Skocez, Hibernian, me një kontratë gjashtëmujore në janar të 2021.

Sokratis Papstathopoulos

Pasi u konsiderua si tepricë ndaj kërkesave nga Arteta, Sokratisit iu ndërpre kontrata me pëlqim të ndërsjellë dhe iu bashkua Olympiacosit në janar 2021.

Mesut Ozil

Pavarësisht se ishte një pjesë e madhe e planeve fillestare të Artetës në Arsenal, Ozil përfundimisht humbi vendin dhe u dëbua nga skuadra për ndeshjet e Ligës Premier dhe Ligës së Evropës.

32-vjeçarit iu anulua kontrata nga Topçinjtë në janar 2021, duke e lejuar atë të  transferohej si lojtar i lirë te skuadra turke Fenerbahce.

Shkodran Mustafi

Mustafi u lejua të bashkohej me Schalke si një transferim i lirë në shkurt 2021.

Ish-reprezentuesi gjerman iu bashkua më pas Levantes, e cila ra nga liga sezonin e kaluar pas një përfundimi të mjerueshëm në vendin e 19-të në La Liga.

Willian

Lojtari i parë i nënshkruar nga Arteta që u largua nga klubi, gjërat thjesht nuk funksionuan fare për sulmues anësor brazilian në Emirates.

Thuhet se Willian i dha lamtumirën një rroge fitimprurëse në mënyrë që t’i jepte një fund të parakohshëm një martese të palumtur.

David Luiz

Ashtu si Willian, David Luiz u lejua të largohej në një transferim të lirë dhe u kthye në shtëpi në Brazil.

34-vjeçari tani po luan për Flamengon dhe është një titullar i rregullt.

Joe Willock

Kishte kuptim që Newcastle United të shpenzonte 25 milionë funte për Joe Willock, duke pasur parasysh se ai prodhoi formën më të mirë të karrierës së tij gjatë huazimit të tij gjysmën e sezonit të kaluar, duke shënuar tetë gola në 14 paraqitje në Ligën Premier për Laraskat.

Por, vendimi i Topçinjve për të fituar para nga një lojtar që nuk ishte pjesë e planeve duket si një vendim i arsyeshëm. Willock ende nuk e ka rimarrë atë formë te St. James Park.

Pierre-Emerick Aubameyang

Ndryshe nga Ozil, i cili vazhdoi trajektoren e tij në rënie pas mbërritjes në Fenerbahce, kalimi i Aubameyang te Barcelona në janar dukej se i dha sulmuesit një jetë të re.

Forma e tij u ul ndjeshëm gjatë muajve të tij të fundit në Emirates, por kalimi në Camp Nou e ka parë atë të lulëzojë, me 13 gola në 23 paraqitje për Barcelonën e Xavit, e cila ka gjetur formën dhe ka filluar ri-ngritjen.

Calum Chambers

Pas shtatë vitesh e gjysmë te Arsenali, shumica e tyre si rezervist ose në huazim, Chambers përfundimisht u largua në janar 2022 nga klubi në kërkim të më shumë futbollit të rregullt në ekip të parë.

Sead Kolasinac

Që nga një rikthim i pakënaqur në huazim te Schalke, e cila ra nga Bundeliga, boshnjaku zgjodhi destinacionin e tij të ardhshëm pak më me kujdes.

Mbrojtësi boshnjak mbërriti në Marseille në janar dhe bëri 14 paraqitje në gjysmën e dytë të sezonit për të ndihmuar ekipin francez për kualifikimin e tyre në Ligën e Kampionëve.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Liga e Kampionëve
Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk "të pistë"

Liga e Kampionëve
Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Liga e Kampionëve
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori