LAJMI I FUNDIT:

Arsenali tregon momentin dramatik kur klubi zbuloi se Pierre-Emerick Aubameyang ishte në Barcelonë pa leje

Arsenali tregon momentin dramatik kur klubi zbuloi se Pierre-Emerick Aubameyang ishte në Barcelonë pa leje

Momenti që Arsenali zbuloi se Pierre-Emerick Aubameyang kishte udhëtuar drejt Barcelonës pa leje sezonin e kaluar, është zbuluar në një tjetër episod magjepsës të “All or Nothing: Arsenal” apo “Gjithçka ose Asgjë: Arsenali”.

Episodet e fundit të dokumenteve jashtëzakonisht të njohura të Amazon Prime mbulojnë sezonin e Arsenalit 2021/22 nën menaxherin Mikel Arteta.


Një nga pikat më dramatike të sezonit erdhi në muajin dhjetor kur Aubameyang u hoq nga kapiteni i klubit për arsye disiplinore.

Arteta përdori një postim në Twitter nga një lojtar kundërshtar për të motivuar lojtarët e Arsenalit, ata e fituan ndeshjen
Lexo po ashtu Arteta përdori një postim në Twitter nga një lojtar kundërshtar për të motivuar lojtarët e Arsenalit, ata e fituan ndeshjen

Reprezentuesi i Gabonit ishte larguar nga skuadra, pasi Topçinjtë kërkuan të gjenin një blerës për sulmuesin në afatin kalimtar të janarit.

Barcelona hyri në negociata me Arsenalin, por hezitoi të paguante një tarifë transferimi për sulmuesin, në vend të kësaj preferoi ta nënshkruante atë me një marrëveshje huazimi afatshkurtër.

Saga e transferimeve mori një kthesë dramatike kur Aubameyang u pa në aeroportin e Barcelonës, pavarësisht se nuk iu dha leja për të udhëtuar nga Arsenali.

Momenti u kap në episodin e pestë të “Gjithçka ose asgjë: Arsenali” dhe tashmë këto pamje janë publikuar.

Në klip, drejtori teknik i Arsenalit, Edu informohet se Aubameyang është parë duke mbërritur në aeroportin e Barcelonës në një përpjekje të dukshme për të detyruar një lëvizje te klubi katalanas.

Drejtori i operacioneve të futbollit të Arsenalit, Richard Garlick e pyet Edu: “Çfarë duhet të bëjë ai tani?”, për të cilën braziliani përgjigjet: “Stërvitje”.

@martoguy

He was meant to be training but went on a plane instead 🤔 #arsenal #allornothing #aubameyang #edu

♬ Doja – Central Cee

Aubameyang do të ‘fitonte’ lëvizjen e tij te Barcelona pasi Arsenali ra dakord të ndërpresë kontratën e sulmuesit me pëlqim reciprok.

Topçinjtë humbën një tarifë transferimi për Aubameyang, por thuhet se kanë kursyer rreth 25 milionë funte në paga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori