Artistët shqiptarë gjatë kësaj periudhe po sjellin projekte të ndryshme muzikore ku nuk mungojnë as bashkëpunimet.

Në këtë valë projektesh, një i tillë do të vijë edhe nga dy artistët e njohur dhe tejet të suksesshëm, Ardian Bujupi dhe Noizy.

Dyshja kanë bashkuar forcat për të realizuar këngën që mban titullin “Aventura” dhe do të jetë e vizuelizuar edhe me klip.

Foto: Ardian Bujupi/Instagram

Kënga u paralajmërua përmes llogarive përkatëse në Instagram ku edhe zbuluan se e njëjta pritet të lansohet të enjten.

Ardian Bujupi publikon këngën e re "Lotto" Ardian Bujupi publikon këngën e re "Lotto"

“Masterclass, kënga Aventtura del të enjten në ora 00:00”, ka shkruar Ardian Bujupi në mbishkrimin e postimit.

View this post on Instagram

A post shared by Ardian (@ardianbujupi)

Kujtojmë që të dy kanë qenë mjaft aktive kohëve të fundit, pak javë më parë Bujupi lansoi këngën “Lotto”, ndërsa Noizy erdhi me projektin “Warning” në bashkëpunim me BM. /Telegrafi/