LAJMI I FUNDIT:

Anulohet për të dytin vit radhazi “Glastonbury” – nuk parashihet mbajtja e festivaleve dhe koncerteve as këtë vit!

Anulohet për të dytin vit radhazi “Glastonbury” – nuk parashihet mbajtja e festivaleve dhe koncerteve as këtë vit!

Organizatorët e festivalit të famshëm “Glastonbury” kanë njoftuar se festivali i famshëm i muzikës në Britani të Madhe do të anulohet për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë coronavirus – një ngjarje ogurzezë për promovuesit e muzikës live dhe artistët përpara një vere të pasigurt.

“Pavarësisht nga përpjekjet tona për të lëvizur Qiellin & Tokën, është bërë e qartë se ne thjesht nuk do të jemi në gjendje të bëjmë festivalin këtë vit”, thanë organizatorët Michael dhe Emily Eavis në një deklaratë të përbashkët të enjten.


Paul McCartney i tha BBC-së muajin e kaluar se ai nuk priste që ngjarja të zhvillohej këtë vit, shkruan CNN.

Organizatorët thanë të enjten se biletat e blera tashmë do të ruhen për vitin 2022 – kur “Glastonbury” synon të mbajë vetëm veprimtarinë e saj të dytë në pesë vjet, pas një viti pushimi në vitin 2018 dhe dy ngjarjeve të anuluara radhazi.

“Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të pabesueshme të vazhdueshme dhe le të presim kohë më të mira përpara”, shkruajtën organizatorët.

Së bashku me McCartney, Taylor Swift dhe Kendrick Lamar ishin ndër emrat e famshëm që ishin përcaktuar të këndonin vitin e kaluar, para se pandemia të shkatërronte shfaqjet e muzikës live nëpër botë.

Ngjarja e njohur ndërkombëtarisht zhvillohet mbi 900 hektarë të fermës Somerset të familjes Eavis, në Anglinë Jugperëndimore.

Në vitin 2019, festivali tërhoqi një turmë prej 175,000 pjesëmarrësish, me emra të njohur që performuan si: The Cure, Stormzy dhe The Killers, e shumë të tjerë.

Glastonbury – pa dyshim ngjarja më e vlerësuar e muzikës live në botë – është kryesuar nga një koleksion vezullues i yjeve britanikë dhe global që nga data e parë e tij në vitin 1970, ku performuan aso kohe emrat e njohur si: David Bowie, Rolling Stones, Oasis, U2 dhe Beyonce.

Vendimi për heqjen e ngjarjes do të merret me nervozizëm në të gjithë industrinë e muzikës, e cila ende shpreson të rikthehet në koncertet live në vitin 2021, pavarësisht nga gjendja e rrezikshme e pandemisë.

Ndërsa një studim nga Kolegji Imperial i Londrës zbuloi të enjten se rastet me COVID-19 në Angli “nuk po bien”, përkundër një izolimi të tretë në të cilin ndodhet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori