LAJMI I FUNDIT:

“Ai mund të jetë pjesë e Barcelonës për shumë vjet” – Xavi me fjalë të mëdha për talentin spanjoll

“Ai mund të jetë pjesë e Barcelonës për shumë vjet” – Xavi me fjalë të mëdha për talentin spanjoll

Barcelona do të përballet me FC Porton në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Katalanasit po synojnë të arrijnë dy fitore të njëpasnjëshme, pas triumfit ndaj Royal Antwerp në ndeshjen e parë.

Trajneri Xavi Hernandez, foli për mediat të martën përpara ndeshjes ku tha se ai shpreson që skuadra e tij të tregojë përmirësime të mëdha në krahasim nga sezoni zhgënjyes në Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar.

“Ne kemi lojtarë më shumë përvojë në Ligën e Kampionëve, të cilët tashmë kanë fituar tituj këtu. Jemi forcuar mirë dhe në këtë kompeticion shpresojmë të jemi në nivelin që duhet të jetë Barcelona. Kjo ndeshje është një skenar ideal për ta vërtetuar këtë”, ka thënë fillimisht Xavi.

Barcelona do të dëgjojë ofertat për të gjithë lojtarët e ekipit të parë
Lexo po ashtu Barcelona do të dëgjojë ofertat për të gjithë lojtarët e ekipit të parë

“Unë mendoj se, në përgjithësi, ne duhet të reflektojmë dhe t’i japim fund formës tonë të dobët si mysafir (në Ligën e Kampionëve). Ne kemi vuajtur në këtë garë, por kemi lojtarë që kanë fituar shumë, si Gundogan dhe Cancelo, kështu që duhet të mendojmë pozitivisht”, u shpreh tekniku spanjoll.

Tutje, Xavi e vlerësoi ndeshjen ndaj Portos si jo të lehtë dhe kërkoi nga futbollistët e tij që të shfaqin karakterin e tyre.

“Ne duhet të konkurrojmë dhe të bëjmë një hap përpara përmes lojës dhe të imponojmë personalitetin tonë. Nuk do të jetë e lehtë kundër Portos, por ne e kemi nisur mirë. Ne jemi liderët e grupit”, është shprehur Xavi.

Xavi foli edhe për Fermin Lopez, i cili tashmë mund të cilësohet si lojtar i ekipit të parë këtë sezon. Xavi shprehet i kënaqur me paraqitjet e 20-vjeçarit deri më tani.

“Ai është pjesë e ekipit të parë. Më pëlqen shumë dhe ka qenë një surprizë për të gjithë ne. Mendoj se ai mund të na ndihmojë shumë, ka shumë cilësi dhe besoj se mund të jetë lojtar i Barcelonës për shumë vjet. Ai është gati të luajë rolin e tij”, përfundoi 43-vjeçari.

Barcelona e di se fitorja kundër Portos do të jetë shumë e rëndësishme për shpresat e tyre për të kryesuar grupin, gjë që do të përmirësonte shanset e tyre për një sezon të suksesshëm në këtë edicion të ri të  Ligës së Kampionëve. Tani, mbetet për t’u parë nëse blaugranët do t’i sigurojnë të tre pikët në udhëtim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Brenda botës së çmendur të Fenerbahces, klubit të ri të Jose Mourinhos - tifozë të trazuar, lojtarë që po largohen dhe huliganë famëkeq

Ligat tjera
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United

Premier League
Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Pep Guardiola synon ribashkimin me yllin e Bayernit – rivalizon Barçën për shërbimet e tij

Premier League
Gjithçka rreth finales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund - Real Madrid

Gjithçka rreth finales së Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund - Real Madrid

Liga e Kampionëve
Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Pesë lojtarët që Mourinho mund të nënshkruajë për të ndërtuar një formacion të përsosur te Fenerbahce

Ligat tjera
Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë

Plotësohet dëshira e Mikel Artetës, sulmuesi i njohur i thotë "po" ofertës së Arsenalit

Premier League
Kalo në kategori