LAJMI I FUNDIT:

Afrikanët e befasojnë Ritën, e lënë gojëhapur për ditëlindje (Video)

Afrikanët e befasojnë Ritën, e lënë gojëhapur për ditëlindje (Video)

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo ka lindur në Kosovë dhe si e vogël u shpërngul me familjen për të jetuar në Londër.


Këngët e saja u bënë hite shumë shpejt, e cila e bëri si këngëtaren e parë shqiptare që shpërtheu në botën e industrisë botërore.

Këngëtarja u lind më 26 nëntor të vitit 1990, pra sot ajo mbushi 27 vjet.

Në këtë ditë të rëndësishme, ajo gjendet Afrikë ku atje qysh në mëngjes e priti një befasi e këndshme të cilën e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Falë karrierës u emërua si Ambasadore Nderi e Kosovës ndërsa nuk e harroi prejardhjen e saj, pothuajse në çdo intervistë fliste për rrënjët e veta, për tradita tona për ushqimin e të tjera.

Theksojmë se në vitin 2012 realizoni videoklipin e këngës “Shine You Light” në Prishtinë. /Telegrafi/