Adebayor i ngazëllyer me dygolëshin kundër Spurs


Adebayor, i cili është i huazuar te Reali nga Manchester City, shënoi dy golat e parë të takimit, nga një në secilën pjesë, për të ndihmuar ekipin të mposhtë anglezët me rezultat 4-0, një rezultat që po thuajse i kualifikon madrilenët në gjysmëfinale.
“Jam shumë i lumtur, shumë i ngazëllyer sot, me mënyrën se si luajtëm. Ne treguam personalitet, treguam karakter. Ndoshta më pëlqen të luaj kundër Tottenhamit. Kisha dy shanse dhe shënova dy gola dhe rekordi im kundër tyre po përmirësohet”, ka thënë shtatlarti. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/04/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate







































