LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Pedri rinovon kontratën, Barcelona zbulon klauzolën marramendëse

Zyrtare: Pedri rinovon kontratën, Barcelona zbulon klauzolën marramendëse

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me talentin e tyre spanjoll, Pedri, të cilit i ka vendosur klauzolë shumë të lartë.

Pedri do të jetë edhe për shumë vite pjesë e klubit nga Camp Nou.


Është vet Barcelona, e cila ka konfirmuar zgjatjen e kontratës për pesë vite.

Përveç kësaj, klubi katalunas i ka vendosur djaloshit një klauzolë marramendëse.

“FC Barcelona  dhe lojtari, Pedro Gonzalez ‘Pedri’, kanë rënë dakord për një zgjatje të kontratës deri më 30 qershor të 2026”.

“Klauzola e lirimit është vendosur në 1 miliard euro”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas. /Telegrafi/