LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Balotelli kalon te Monza

Zyrtare: Balotelli kalon te Monza

Monza ka njoftuar zyrtarisht mbërritjen e Mario Balotellit dhe konfirmoi se ish-lojtari i Milanit ka nënshkruar një marrëveshje deri në qershor të vitit 2021.

Super Mario kishte qenë pa një klub që kur u largua nga Brescia, por tani ka nënshkruar një marrëveshje për pjesën tjetër të sezonit me ekipin e ish-pronarit të Rossonerëve, Silvio Berlusconit, që luan në Serie B.


“Mario Balotelli vjen për të përforcuar Monza dhe ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2021” shkroi klubi në një komunikatë.

“[Pas një sezoni te Manchester City] Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani e kthyen atë përsëri në Itali në Janar të vitit 2013, dhe ai ndihmoi në rikthimin e Milanit në Ligën e Kampionëve duke shënuar 12 gola në Serie A”.

“Pas një viti e gjysmë te Rossonerët, me 26 gola në Ligë, ai kishte një përvojë të re prestigjioze në Angli me Liverpoolin. Në janar 2016, ai u kthye në Milano, ku ishte stërvitur nga Christian Brocchi, i cili tani e gjen veten në Monza së bashku me ish-shokun e skuadrës së Milanit, Kevin-Prince Boateng”.

“Balotelli është një nga vetëm shtatë futbollistët që nga 1 janari 2000, ka shënuar të paktën 20 gola në tre nga pesë ligat më të mira evropiane. Mirësevjen Mario”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori