LAJMI I FUNDIT:

Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Milani gjatë verës – por jo edhe nga Serie A

Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga Milani gjatë verës – por jo edhe nga Serie A

Zlatan Ibrahimovic është i vendosur të largohet nga Milani këtë verë, por sulmuesi mund të mbetet në Serie A me një ekip tjetër të etur për ta marrë atë.

Suedezi 41-vjeçar u kthye në San Siro nga LA Galaxy në vitin 2019, pasi kishte shijuar një periudhë dyvjeçare më herët në karrierën e tij.


Ai ka shënuar 37 gola në 78 paraqitje në periudhën e tij të dytë në klub, duke frymëzuar skuadrën e tij drejt Scudettos sezonin e kaluar.

Zlatan Ibrahimovic i ka urryer katër lojtarë gjatë karrierës së tij, njëri prej tyre ishte te PSG
Lexo po ashtu Zlatan Ibrahimovic i ka urryer katër lojtarë gjatë karrierës së tij, njëri prej tyre ishte te PSG

Ylli i madh fitoi gjithashtu titullin e Serie A gjatë periudhës së tij të parë dhe fitoi tre tituj ligë me rivalët e përjetshëm – Interin.

Por, Ibrahimovic ka zhvilluar vetëm katër ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, pasi kishte bërë operacion ligamentin e gjurit.

Si rezultat, Milani duket se do ta lirojë suedezin kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.

Ribashkimi me ish-patronin, Monza bën ofertë për Ibrahimovic
Lexo po ashtu Ribashkimi me ish-patronin, Monza bën ofertë për Ibrahimovic

Kjo është sipas Foot Mercato, i cili pretendon se klubi nuk po kërkon t’i ofrojë atij një kontratë të re në verë.

Megjithatë, ai mund të vazhdojë të luajë në ligën më të lartë të Italisë pasi raportimi bën të ditur që Monza po monitoron situatën e tij përpara se të paraqesë një ofertë.

Monza, i cili është i 13-ti në Serie A, do të ishte i interesuar të merrte Ibrahimovicin përpara sezonit 2023/24 nëse ai vendos të vazhdojë të luajë.

Ibrahimovic bën histori, është golashënuesi më i vjetër në histori të Serie A
Lexo po ashtu Ibrahimovic bën histori, është golashënuesi më i vjetër në histori të Serie A

Por, nëse Ibrahimovic vendos të varë këpucët e tij, atëherë do t’i jepte fund një karriere legjendare, pasi ka luajtur për disa nga skuadrat më të mëdha në futbollin botëror.

Ai ka qenë fantastik në Holandë, Itali, Spanjë, Francë dhe Angli, duke fituar trofe kudo që ka luajtur.

Ibrahimovic luajti për Interin përpara se të siguronte një lëvizje te Barca, më pas dominoi në Paris Saint-Germain. Ai u transferua në Manchester United, ku fitoi Ligën e Evropës dhe EFL Cup.

Ai shkoi në MLS me La Galaxy përpara se të kthehej në Evropë me Milanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori