LAJMI I FUNDIT:

“Zgjoi” premierë edhe në Amerikë, Konsullata e Kosovës në ShBA dhe Dua Lipa promovojnë filmin kosovar

“Zgjoi” premierë edhe në Amerikë, Konsullata e Kosovës në ShBA dhe Dua Lipa promovojnë filmin kosovar

Filmi kosovar “Zgjoi (Hive)’, prej të premtes do të jetë i disponueshëm edhe në kinematë në New York.

Audienca ndërkombëtare, por specifikisht komuniteti shqiptar në Amerikë, do të kenë mundësinë që të ndjekin premierën e filmit të shumëpërfolur të këtij viti.


“Zgjoi (Hive)” ka fituar mbi 14 çmime vendore dhe ndërkombëtare deri më tani dhe është fitues i trefishtë i çmimeve në festivalin Sundance 2021.

'The New York Times' shkruan për historinë e filmit "Zgjoi": Pas luftës, një e mbijetuar gjen veten e saj
Lexo po ashtu 'The New York Times' shkruan për historinë e filmit "Zgjoi": Pas luftës, një e mbijetuar gjen veten e saj

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në New York, i ka uruar mirëseradhje filmit nga Kosova në kinematë e New Yorkut, teksa njoftimin për premierën e tij e kanë dhënë edhe përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook.

“Të dashur miq, Filmi “Zgjoi” (Hive), i cili në janar të këtij viti fitoi tri çmime në Festivalin e Filmit, “Sundance” (Grand Jury Prize, Directing Award, Audience Award), dhe së fundi edhe disa çmime të tjera nga Evropa, si dhe kandidat për çmimin “Oscars2022”, do të shfaqet në kinematë amerikane gjatë muajit nëntor”, thuhet në një status të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York.

Të njëjtët kanë dhënë edhe detaje mbi biletat, oraret dhe vende e transmetimit të filmit “Zgjoi”.

Ndërkohë që dy ditë më parë, ata mirëpritën në takim regjisoren dhe skenaristen e këtij filmi, Blerta Basholli, së cilës i uruan mirëseardhje në New York.

“Të dashur miq, Filmi “ZgjSot patëm nderin e kënaqësinë të presim në ambientet e Konsullatës sonë regjisoren e mirënjohur kosovare, Blerta Basholli, dhe producentin Yll Uka. Filmi “Zgjoi” (Hive) i regjisores Basholli, tashmë fitues i trefishtë në “Sundance Film Festival” në janar të këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së fundi zgjoi kureshtje edhe në Spanjë. Aktorja e mirënjohur kosovare, Yllka Gashi, protagonistja kryesore e këtij filmi, rrëmbeu çmimin për aktoren më të mirë në Fesitvalin “Seminci”, që u mbajt javën e kaluar në Valladolid të Spanjës. Ndërkaq, vetë filmi ka marrë edhe çmimin “Fundos”. Yllka, duke shpalosur rrëfimin mbi vuajtjet e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe gjatë luftës në Kosovë, në të vërtetë tregon kurajën e saj për të arritur qëllimet e veta-ato të mbijetesës; tregon karakterin e një gruaje të fortë e jo të një viktime; tregon një histori jo të largët rrëqethëse, por edhe frymëzuese. E kjo histori ka çuar te përzgjedhja e këtij filmi si kandidat për çmimin “Oscars 2022”. Filmi “Zgjoi”, i cili po bën bujë të madhe në kinematë evropiane, së shpejti do të shfaqet edhe në SHBA”, ka shkruar Konsullata në Facebook pas këtij takimi.

Ndërkohë, jehonë premierës së filmit “Zgjoi” në New York i ka dhënë edhe artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.

Dua para 74 milionë fansave të saj (aktualisht) në InstaStory, ka publikuar në posterin e filmit që paralajmëron premierën e tij në New York.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Interpretuesja e hitit “New Rules”k a rishpërndarë postimin e faqes Albanian Institute në Instagram, e cila merret me promovimin e kulturës, trashëgimisë dhe prodhimtarisë artistike shqiptare.

“Zgjoi (Hive)” përndryshe është propozim i Kinematografisë së Kosovës për nominimet e “Oscars 2022”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori