LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet vlera marramendëse e qafores së Dua Lipës në ceremoninë e çmimeve “Grammy Awards 2024”

Zbulohet vlera marramendëse e qafores së Dua Lipës në ceremoninë e çmimeve “Grammy Awards 2024”
Foto: Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj glamuroze në tapetin e kuq të ceremonisë së çmimeve, “Grammy Awards 2024”.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan argjendi të markës “Courreges” të kombinuar me një qafore prej diamant-platini dhe safirë nga marka “Tiffany and Co”, e cila vlerësohet kushton afro 10 milionë dollarë (9.2 milionë euro).


Dua Lipa ishte gjithashtu e nominuar në dy kategori për këngën e saj “Dance The Night”, përkatësisht për çmimet “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për media vizive”, shkruan Bollywood Shaadis.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Megjithëse nuk fitoi asnjë nga çmimet e mësipërme, performanca në hapje të ceremonisë dhe pamja e saj lanë gjurmë në media dhe rrjete sociale.

Qaforja e saj e punuar me simbolin e peshqve, e cila përmbante një safir portokalli të rrallë pa përpunim me peshë mbi 23 karatë, ishte pa dyshim detaji më mbresëlënës në dukjen e Duas.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Llogaria zyrtare e Instagramit të “Tiffany and Co” zbuloi se u deshën 1,017 orë për të krijuar veprën në platin dhe ari me safirë të rrallë “Umba” dhe “padparadscha”, së bashku me safirë portokalli, rubellitë dhe diamantët.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Përveç qafores skulpturale të peshkut, Dua i mahniti të gjithë me fustanin e saj të shkëlqyer prej argjendi. Fustani ishte nga koleksioni i “Courreges” dhe përmbante një dekolte të thellë të guximshme me prerje anësore në ije.

Dua Lipa shtoi një byzylyk diamanti dhe unaza nga koleksioni blu i vitit 2023. Byzylyku kishte një bazë shirit platini me ari dhe diamantë të kombinuar me safirë “padparadscha” të papërpunuara. Ndërsa unaza përmbante një safir të shtrenjtë nga Sri Lanka mbi shtatë karatë me një bandë diamantesh. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Rita Ora me një tjetër paraqitje elegante rrugëve të New Yorkut, ndërsa promovon markën e saj të re të kujdesit për flokë

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori