Është zbuluar lista prej 20 ekipeve që gjenerojnë më së shumti para bazuar nga shitjet e fanellave të lojtarëve.

UEFA e ka lëshuar raportin financiar ku ndër të tjerash është bërë e ditur se cilat janë klubet më të mëdha në botën e futbollit në aspektin e shitjes së fanellave.


Sipas atij raportimi, Barcelona kryeson listën duke lënë mbrapa Real Madridin dhe Bayern Munichun. Fanellat e katalanasve prodhohen nga Nike, dhe në vitin 2023 ata kanë gjeneruar plotë 179 milionë euro.

Real Madridi në anën tjetër, fanellat e të cilëve prodhohen nga Adidas kanë gjeneruar 155 milionë euro shitje nga fanellat ndërsa Bayerni që po ashtu ka sponsor Adidas, kanë gjeneruar 147 milionë euro.

Liverpooli është klubi anglez me më së shumti para të fituara nga shitja e fanellave me 132 milionë euro nga fanellat e tyre Nike.

Pas tyre renditet Manchester United të cilët kanë një marrëveshje luksoze me Adidas dhe kanë gjeneruar plotë 130 milionë euro.

Paris Saint-Germain (97 milionë euro), Arsenal (89 milionë euro), Chelsea (87 milionë euro), Juventus (74 milionë euro) dhe Tottenham (74 milionë euro) përbëjnë top dhjetëshen.

Top 20 klubet me më së shumti para të gjeneruara nga shitjet e fanellave në 2023: 1.Barcelona (Nike) - 179 milionë euro2.Real Madrid (Adidas) - 155 milionë euro3.Bayern Munich (Adidas) - 147 milionë euro4.Liverpool (Nike) - 132 milionë euro5.Manchester United (Adidas) - 130 milionë euro6.Paris Saint-Germain (Nike) - 97 milionë euro7.Arsenal (Adidas) - 89 milionë euro8.Chelsea (Nike) - 87 milionë euro9.Juventus (Adidas) - 74 milionë euro10.Tottenham (Nike) - 74 milionë euro11.Manchester City (Puma) - 73 milionë euro12.Borussia Dortmund (Puma) - 54 milionë euro13.AC Milan (Puma) - 47 milionë euro14.Ajax (Adidas) - 41 milionë euro15.Galatasaray (Nike) - 35 milionë euro16.Leeds United (Adidas) - 35 milionë euro

17.Celtic (Adidas) - 34 milionë euro18.Fenerbahce (Puma) - 31 milionë euro19.Eintracht Frankfurt (Nike) - 26 milionë euro20.Inter Milan (Nike) - 26 milionë euro /Telegrafi/

telegrafi sport app