LAJMI I FUNDIT:

Ylli mposht Prishtinën, kualifikohet në gjysmëfinale të ‘Final 8’ në Ligën Unike

Ylli mposht Prishtinën, kualifikohet në gjysmëfinale të ‘Final 8’ në Ligën Unike
(Foto: ligaunike.com)

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës 70-87 (20:24, 16:18, 15:21, 16:24), duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike.

Përkundër se Sigal Prishtina kishte vendosur të paraqitet pa tre lojtarë të huaj, në çerekun e parë u zhvillua një lojë interesante, që përfundon 20:24 për therandasit. Lojë e barabartë u zhvillua në periodën e dytë, ku skuadra nga Theranda e fitoi 16:18, duke shkuar në pushim me shifrat 36-42.


Por, Prishtina nuk u dorëzua dhe e filloi fuqishëm periodën e tretë, duke afruar shifrat në 47:48, por më pas Ylli këndellet dhe me një seri të suksesshme, ku rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 51:62. Ylli thelloi edhe më shumë epërsinë në 10 minutat e fundit, duke triumfuar në fund 70-87.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 24 pikë e 5 kërcime dhe Meriton Ismaili me 14 pikë e 8 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Valon Bunjaku me 17 pikë e 11 asistime dhe Samir Zekiqi me 23 pikë. Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Goga Basket.

Ndeshjet çerekfinale u zhvilluan në Rahovec, kurse pjesa finale e garave, më 13-14 prill do të zhvillohen në Durrës.


Orari

Gjysmëfinalet dhe finalet

13 prill

16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja

19:00 Gjysmëfinalja e dytë: Goga Basket-Golden Eagle Ylli

14 prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe


Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori