LAJMI I FUNDIT:

Xhaka: Ndeshjet parasezonale na kanë dhënë vetëbesim

Xhaka: Ndeshjet parasezonale na kanë dhënë vetëbesim

Granit Xhaka ka qenë titullar për Arsenali në trofeun Gamper kundër Barcelonës.

Topçinjtë ishin në epërsi nga pjesa e parë 0-1, por në fund pësuan disfatë 2-1 për të mbetur trofeu në Barcelonë.


Kapiten i Arsenalit në këtë takim ka qenë ylli nga Kosova, Granit Xhaka.

Prishtinasi pas ndeshjes ka postuar një foto në Instagram ku ka shkruar se kanë marrë shumë vetëbesim nga ndeshjet parasezonale.

Xhaka ndër tjera ka thënë se mezi presin që të fillon sezoni i ri në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

“Ne mund të marrim shumë vetëbesim nga ndeshjet parasezonale. Tani të ngazëllyer që të fillojmë përsëri fundjavën e ardhshme sezonin e ri”, ka shkruar Xhaka.

Kujtojmë që Xhaka pritet të jetë kapiten i Arsenalit në edicionin e ri në Ligën Premier. /Telegrafi/

View this post on Instagram

We can take lots of confidence from our preseason 💪 Now excited for it all to start again next weekend 😃👍 #GX34

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on Aug 5, 2019 at 2:20am PDT