eksperti-banner

Ylli me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka po peshon të ardhmen e tij në Arsenal.

Reprezentuesi i Zvicrës ka qenë kapiten i Arsenalit disa herë nën urdhrat e Unai Emeryt dhe ka impresionuar në mesfushë.


Xhaka ka filluar të bëhet lider i Topçinjve, por ka zbuluar se ai është i etur të vazhdojë të përmirësojë edhe më tutje karrierën e tij.

Mesfushori nga Kosova ka treguar se është shumë ambicioz dhe synon të bëjë hapin e radhës të madh në karrierë.

Xhaka Man Utd Granit Xhaka (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

"Unë jam shumë ambicioz", ka thënë fillimisht Xhaka për mediumi Tagblatt.

"Dua të bëjë hapin tjetër. Arsenali nuk duhet të jetë ndalesa e fundit", përfundoi prishtinasi. /Telegrafi/

telegrafi sport app