“Irani është shuar ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet


Donald Trump ka pretenduar se Irani ka "rënë dakord për pothuajse gjithçka që na nevojitet" në negociata.
Presidenti amerikan tha se nuk po “kërkonte ndryshim regjimi” në Iran dhe përsëriti se “Irani nuk mund të ketë armë bërthamore” në një intervistë me CNBC .
Ai deklaroi se Irani ishte “shuar plotësisht ushtarakisht”, megjithëse pranoi: “Ata kanë disa raketa të mbetura, ne mund t’i shkatërrojmë edhe atao”.
Trump e krahasoi gjithashtu Iranin me një "fëmijë të llastuar", duke thënë: "Sikur je një fëmijë i llastuar nga prindërit e tu, dhe papritmas ata të trajtojnë ashpër, të duhet pak kohë që të mësohesh me të".
Ai e quajti gjithashtu Iranin "ngacmuesin e Lindjes së Mesme".
Ndryshe, bisedimet për të negociuar një marrëveshje përfundimtare për t'i dhënë fund luftës në Iran filluan në Katar këtë javë.
Raundi tjetër ka të ngjarë të mbahet pas ceremonisë së varrimit të ish-udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. /Telegrafi/








































