LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i ashpër i lojtarëve të Real Madridit pas incidenteve me gjyqtarët në La Liga

Vjen reagimi i ashpër i lojtarëve të Real Madridit pas incidenteve me gjyqtarët në La Liga

Gjatë javëve të fundit, Real Madridi është ndarë tejet i zemëruar me gjyqtarët e La Ligas, duke përmendur disa vendime të tyre që ata besojnë se kanë shkuar kundër klubit. 

Ky zemërim i tyre ‘shpërtheu’ këtë të shtunë në barazimin 1-1 ndaj Osasunës në udhëtim, ku diskutimi më i madh ishte rreth kartonit të kuq që iu dha Jude Bellingham. 

Bellingham u përjashtua nga loja pasi dyshohej që kishte sharë gjyqtarin Jose Luis Munuera Montero, ani pse anglezi e mohoi këtë, duke thënë se kishte një keqinterpretim të fjalëve që i tha. 


Carlo Ancelotti gjithashtu i doli në mbështetje lojtarit të tij dhe tani duket se drejtuesit e klubit do ta apelojnë atë karton gjatë ditëve në vijim. 

Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin
Lexo po ashtu Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

Kishte gjithashtu pakënaqësi edhe për penalltinë që fitoi Osasuna pas një ndërhyrje të Eduardo Camavingas ndaj kroatit Ante Budimir. 

Diario AS ka lëshuar një raport nga ajo që pretendohet se u tha në dhomën e zhveshjes së Real Madridit, ku disa lojtarë kanë thënë se “ata (gjyqtarët) po na shkatërrojnë neve”. 

Lojtarët e klubit madrilen gjithashtu kanë një “pakënaqësi ndaj La Ligas” pas këtyre incidenteve të fundit dhe vet klubi nuk është i lumtur me Komitetin Teknik të Gjyqtarëve (CTA)./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

La Liga
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Boks
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare

"Jam në gjendje ta lë futbollin për familjen" - Egzon Bejtullai tregon si e ndërpreu kontratën me klubin suedez shkaku i nënës

Ligat tjera
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori