LAJMI I FUNDIT:

Violetë Kukaj sqaron publikun: Unë kurrë nuk kam qenë e mbuluar

Violetë Kukaj sqaron publikun: Unë kurrë nuk kam qenë e mbuluar
Foto: Violetë Kukaj/Instagram

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Violetë Kukaj-Retkoceri, ka qëndruar shpesh larg mediave kur kanë qarkulluar thashetheme apo lajme të rrejshme për të.

Është përfolur ndër vite se ajo është mbuluar, gjë për të cilën Violeta ka sqaruar në një intervistë të fundit se nuk ka qenë i vërtetë një lajm i tillë.


“Nuk e di se ku janë bazuar, kur patën shkruar se ‘është mbuluar’ ose ‘ka hequr mbulesën’. Ndoshta pak pauza në muzikë i ka nxitur të shkruajnë, ose janë bazuar te kënga e që e kam publikuar para nëntë vite, “O Allah”, që jam shumë e lumtur që e kam realizuar, sepse kam menduar vite e vite që ta realizoj si këngë falënderimi në diçka që unë besoj”, ka thënë Violeta gjatë intervistë për emisionin “1 kafe prej shpisë”.

E njëjta ka mohuar të ketë qenë e mbuluar ndonjëherë në jetën e saj, madje edhe këngën “O Allah” ajo nuk e quan ilahi siç e kanë quajtur të tjerët, por këngë me motive fetare.

“Në atë këngë, ka qenë e pakuptimtë që unë të dal me një veshje tjetër, edhe pse nuk ka qenë mbulesë, ka qenë modifikim i një veshje me mbulesë ku aty shihen edhe flokët e mi. E kam bërë vet atë veshje që të dukem e respektueshme për këngën por edhe që të mos dukem e mbuluar, sepse fakt është që kur e vendos mbulesën, ajo nuk hiqet më. Unë jam e obliguar t’u them atyre që mendojnë se kam qenë e mbuluar, që unë nuk kam qenë asnjëherë e mbuluar. Jam munduar ta respektoj atë këngë, që disa e quajnë ilahi edhe pse nuk është ilahi – ajo është këngë fetare”, ka thënë Violetë Kukaj-Retkoceri.

E njëjta ka promovuar këngën e saj më të re “Dasmori”, të cilën e ka publikuar së fundmi në kuadër të programeve për festat e fundvitit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Magazina
Kalo në kategori