LAJMI I FUNDIT:

Van Dijk: Messi më i miri në botë dhe favorit për Topin e Artë, por as unë nuk do ta refuzoja çmimin  

Van Dijk: Messi më i miri në botë dhe favorit për Topin e Artë, por as unë nuk do ta refuzoja çmimin  
Lionel Messi - Virgil van Dijk (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk beson se Lionel Messi mbetet kandidati më i denjë për të fituar Topit të Artë 2019 – ndërsa pranon se nuk do ta refuzonte çmimin pas trofeut të fituar të Ligës së Kampionëve .

Mbrojtësi holandez ka qenë një shkëmb në zemrën e skuadrës së Liverpoolit që nga nënshkrimi i tij në janar të 2018, duke e transformuar vijën e fundit të mbrojtjes, e cila ishte ndër më të dobëtat në Ligën Premier.


Forma e tij e lartë gjithashtu ka kaluar në Evropë, ku Liverpooli mbajti gjashtë herë portën e paprekur deri tek fitorja e tyre 2-0 ndaj Tottenhamit në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma.

Statistikat tregojnë: Van Dijk është ndër mbrojtësit më të mirë në botë
Lexo po ashtu Statistikat tregojnë: Van Dijk është ndër mbrojtësit më të mirë në botë

I zgjedhur tashmë si lojtari më i mirë në Angli dhe lojtari i sezonit në Ligën Premier, Van Dijk tani ka një shans të vërtetë për t’u bërë mbrojtësi i parë që fiton Topin e Artë që nga koha e Fabio Cannavaros më 2006 .

Van Dijk dhe Messi gjatë një dueli (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Por, me gjithë eliminimin e Barcelonës në gjysmëfinale, holandezi beson se argjentinasi mbetet kandidati më favoriti për ta fituar çmimin e madh individual, edhe pse shtoi se as ai nuk do ta refuzonte po që se do ta fitonte.

Treshja e Liverpoolit, tre nga pesë favoritët e Topit të Artë - Messi kryesori
Lexo po ashtu Treshja e Liverpoolit, tre nga pesë favoritët e Topit të Artë - Messi kryesori

“Unë mendoj se Messi është lojtari më i mirë në botë. Ai duhet të fitojë Topin e Artë”, u tha fillimisht Van Dijk gazetarëve pas përfundimit të finales.

“Por, nëse unë e fitoj, do ta marr atë, nuk do ta refuzojë. Megjithatë, Messi duhet ta fitojë, ai është më i miri në botë, nëse ai është në finale apo jo”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori