LAJMI I FUNDIT:

Statistikat tregojnë: Van Dijk është ndër mbrojtësit më të mirë në botë

Statistikat tregojnë: Van Dijk është ndër mbrojtësit më të mirë në botë
Virgil Van Dijk (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Virgil van Dijk kishte një sezon fenomenal te Liverpooli, duke arritur në fund që ta kurorëzonte me trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi e eliminuan Tottenham Hotspurin në finale.

Mbrojtësi holandez kishte paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Ligën Premier, por që në fund nuk arritën të shpalleshin kampion për vetëm një pikë, pasi e humbën garën ndaj Manchester Cityt.


Por, nuk janë vetëm këto, Van Dijk po ashtu ka arritur të blindojë një statistikë të mahnitshme, pasi asnjë lojtar nuk ka arritur ta driblojë atë.

Në 64 ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon, asnjë lojtar nuk ka mundur që ta driblojë mbrojtësi holandez, duke qenë pothuajse më meritori për sukseset e Liverpoolit në këtë sezon.

Liverpooli fiton trofeun e gjashtë në histori të Ligës së Kampionëve, bëhet klubi i tretë evropian me më shumë kupa në këtë garë
Lexo po ashtu Liverpooli fiton trofeun e gjashtë në histori të Ligës së Kampionëve, bëhet klubi i tretë evropian me më shumë kupa në këtë garë

Holandezi po ashtu ka arritur ta fitojë edhe çmimin e lojtarit të vitit në Ligën Premier, ndërsa pritet të jetë edhe në listën e lojtarëve që mund ta fitojnë Topin e Artë në fund të këtij viti. /Telegrafi/