LAJMI I FUNDIT:

Valon Berisha realizon gol fantastik, Kosova në epërsi ndaj Qipros

Valon Berisha realizon gol fantastik, Kosova në epërsi ndaj Qipros

Kosova e ka nisur për mrekulli pjesën e dytë ndaj Qipros, pas 45 minutave të parë shumë të dobët.

Dardanët janë duke dominuar vendasit dhe tanimë kanë gjetur edhe golin e epërsisë.

Ishte minuta e 65-të e ndeshjes kur djelmoshat e Alain Giresse kanë gjetur golin.

Edon Zhegrova e nisi njëaksion të bukur nga krahut i djathtë derisa shërbeu Muriqin ku ky i fundit asistoi për Valon Berishën që realizoi një gol fantastik nga distanca për 0-1.

Për Berishën ky ishte goli i katërt me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/