LAJMI I FUNDIT:

Ursula von der Leyen: Rusia nuk është më një partner i besueshëm

Ursula von der Leyen: Rusia nuk është më një partner i besueshëm

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se embargoja e naftës ndaj Rusisë e shpallur në fillim të kësaj jave nuk do të ishte e lehtë, por se BE-ja nuk mund të “transferojë para në Rusi në afat të gjatë, duke pasur parasysh vlerat e saj”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo tha gjithashtu se BE-ja duhet të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus dhe se Rusia nuk është më një partner i besueshëm.


Përfaqësuesit e BE-së do të takohen sërish të premten – në bisedimet që pritet të vazhdojnë gjithashtu në fundjavë – për të negociuar një paketë të propozuar sanksionesh të BE-së kundër Rusisë.

Lufta e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë dhe sanksionet e nevojshme të ndërmarra nga BE ishin më shumë se një test stresi për ekonominë tonë, shtoi von der Leyen.

Ajo tha se vendi i BE-së ishte “në anën e Ukrainës”.

“Ne duam që Ukraina të fitojë këtë luftë”, citohet të ketë thënë ajo nga agjencia e lajmeve Reuters.

E pyetur se cilat do të ishin kriteret për të vendosur nëse Ukraina e kishte fituar luftën, ajo tha se i takon Ukrainës të vendoste se si të negociojë me Rusinë për të arritur një armëpushim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin

Turqia së shpejti do të vë në veprim sistemin "e diskutueshëm" rus të mbrojtjes S-400?

Turqia
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Kalo në kategori