LAJMI I FUNDIT:

Urime ditëlindjen e 60-të: Si u bë Madonna, mbretëreshë e të gjitha mbretëreshave?

Urime ditëlindjen e 60-të: Si u bë Madonna, mbretëreshë e të gjitha mbretëreshave?
NEW YORK, NY - MAY 01: Madonna attends the "Rei Kawakubo/Comme des Garcons: Art Of The In-Between" Costume Institute Gala at Metropolitan Museum of Art on May 1, 2017 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for People.com)

“I dashur, ajo është Madonna,” tha regjisori i famshëm anglez Guy Ritchie, kur u pyet se pse e kishte lënë vajzën të argëtohej me një pop yll kundërthënës.

Kjo fjali mund të shpjegojë dhe të përcaktojë më së miri një grua që vjen nga një familje modeste dhe arrin të bëhet simbol absolut planetar – pa marrë parasysh se çfarë muzike dëgjoni.


Nuk ka ndonjë person që nuk ka dëgjuar për këngëtaren Madonna, e cila sot ka mbushur plot gjashtë dekada jetë.

Në vitin 1989 ajo pushtoi botën dhe pothuajse të gjitha koleget e saja po ndjekin hap pas hapi karrierën e këngëtares.

Madje, edhe Lady Gaga, Beyonce, Britney Spears, Rita Ora, Dua Lipa nuk e “shpikën ujin e ngrohtë”.

Rita Ora frymëzohet nga Michael Jackson dhe Madonna
Lexo po ashtu Rita Ora frymëzohet nga Michael Jackson dhe Madonna

Ajo bëri gjithçka – doli e zhveshur në skenë, masturboi në publik, dashuroi gratë e të tjerëve, mbante flamujt e vendeve pritëse, flirtoi me kishën, kryqëzoi personalitete, mbështeti homoseksualët, adoptoi fëmijë nga vendet e varfra dhe shumëçka tjetër.

Gjithçka tashmë është bërë nga Madonna Luiz Chikone, fëmija i tretë i imigrantit italian, Silvio dhe kanadezes, Louise.

Karrierën e filloi me albumin “True Blue”, i cili u bë më i shitur i një artiste femre. Kur publikoi këngën, “Like a Prayer”, arriti të bënte botën për vete.

“Unë isha një rebele. E dija se se dëshiroja të bëhesha diçka tjetër. Në shkollën fillore dhe të mesme, isha një nxënëse e shkëlqyer. Në vitin 1978 hoqa dorë nga kolegji dhe u zhvendosa në New York, shkova e vetme atje me 35 dollarë në xhep. Shita pjekurina dhe jetova në shtëpi për të pastrehë”, kishte treguar vite më parë Madonna, e cila u bë ikonë për një kohë të shkurtër.

Madonna humb gjyqin, del në ankand letra e ndarjes që i dërgoi 2Pac
Lexo po ashtu Madonna humb gjyqin, del në ankand letra e ndarjes që i dërgoi 2Pac

Vajzat në mbarë botën e imituan, vishnin gjithnjë e më pak rroba, ishin të lira, donin që për dashurinë të këndonte Madonna gjersa karakterizohej si “mbretëresha e blasfemisë dhe imoralitetit”.

“Papa Don’t Preach”, e cila flet për gratë të mitura shtatzëna, edhe sot është një këngë “mjaft e diskutueshme” dhe me shfaqjen në të ka thyer të gjitha tabutë rreth paraqitjeve provokuese.

Me ardhjen e mijëvjeçarit të ri, Madonna filloi të bashkohej me disa linja të tjera muzikore dhe me albumin “American Life”, kritikoi gjënë e fundit të mbetur – shoqëria amerikane.

Sot, Madonna është nëna e gjashtë fëmijëve. Ajo adoptoi katër fëmijë nga Afrika, nga dy motra binjake, Stelle dhe Estere, David dhe Mercy James.

Për shkak të djalit futbollist u zhvendos në Portugali, tani Madonna po ankohet se për të "nuk ka jetë"
Lexo po ashtu Për shkak të djalit futbollist u zhvendos në Portugali, tani Madonna po ankohet se për të "nuk ka jetë"

Këngëtarja 60-vjeçare aktualisht po jeton në Lisbonë të Portugalisë, ku djali i saj Rocco po krijon karrierë të futbollistit në Benfica.

Ajo është e angazhuar në punë humanitare, promovimin e llojeve të ndryshme të artit, më së shpeshti avangardë, forma të reja që theksojnë lirinë e shprehjes.

URIME ditëlindjen! /Telegrafi/

Todays Look! ⛵️⛵️⛵️ #sunday #boatlife #fun

A post shared by Madonna (@madonna) on Aug 5, 2018 at 12:24pm PDT

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori