LAJMI I FUNDIT:

Unitedi eliminon Chelsean dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës FA

Unitedi eliminon Chelsean dhe kualifikohet në çerekfinale të Kupës FA
LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 18: Paul Pogba of Manchester United (obscured) celebrates with team mates as he scores his team's second goal during the FA Cup Fifth Round match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on February 18, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Manchester Unitedi e ka fituar derbin në Stamford Bridge kundër Chelseat (2-0) dhe në këtë mënyrë e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të FA Cup.

Pedro dhe Eden Hazard i patën shanset e tyre në minutat e para për skuadrën nikoqire, ndërsa pas rrezikimit nga Ander Herrera, një tjetër mundësi e pari Gonzalo Higuain.


Rezultati u zhbllokua në minutën e 31-të. Paul Pogba dërgoi një harkim shumë të mirë në zonë, ndërsa Ander Herrera shënoi me kokë.

Një asistim dhe një gol për Pogban në pjesën e parë (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Para përfundimit të pjesës së parë (45′), Marcus Rashford harkoi në zonë, ndërsa Paul Pogba e mposhti nga afërsia me kokë portierin Kepa Arrizabalaga.

Pedro sërish pari një rast në pjesën e dytë, ndërsa një mundësi shumë të mirë e krijoi edhe Eden Hazard, por goditi mbi portë.

Gonzalo Higuain nuk arriti që të ndikonte në rrjedhën e lojës (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Derisa minutat po kalonin, Blutë nuk po arrinin të krijonin raste për ta ndëshkuar portierin Romero. Ashtu që u përshëndetën nga Kupa FA.

Është kjo një tjetër goditje për skuadrën e Maurizio Sarrit, e cila pësoi humbje të thellë (6-0) në Ligën Premier nga ekipi tjetër nga qyteti i Mançesterit, Manchester City.

Ndërsa për të zgjedhurit e Ole Gunnar Solskjaer, ky ishte një rikthim te fitorja pas humbjes së parë që e pësuan nën drejtimin e tij (në Ligën e Kampionëve nga Paris Saint-Germaini).

Wolverhampton Wanderers, Millwall, Crystal Palace, Manchester City, Swansea City, Watford dhe Brighton & Hove Albion – janë çerekfinalistët tjerë. /Telegrafi/