Unikkatili: Do ta kalli Prishtinën (video drop)


POWOW Entertainment si zakonisht nuk i ka zhgënjyer fansat, duke lansuar tani për publikun e gjerë video dropin e shfaqur një natë më parë në koncertin madhështor të EVE. Në këtë video Unikkatili shihet së bashku me miqt e tij që do të performojnë më 15 korrik, janë anëtarët e TBA, Klepto dhe Presioni.
“Do ta kallim Prishtinën krejt. A jeni gati?”, janë vetëm disa prej fjalëve të Unikkatilit në këtë video drop emocional për çdo fans.
Raportohet se dje gjatë koncertit të EVE ka pasur edhe njerëz të cilët janë përlotur kur e kanë parë paraqitjen e parë publike vizive të mbretit të hip hopit shqiptar pas shumë e shumë vitesh.
Çka po pret? Bleje biletën e koncertit që ke mundësi ta përjetosh një herë në jetën tënde...
Nga
Telegrafi
06/07/2012
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate














































