Ylli i "Suits", Rick Hoffman i lë fansat të habitur ndërsa zbulon sekretin e transformimit të tij mahnitës


Ylli i serialit Suits, Rick Hoffman, ka zbuluar sekretet pas humbjes së tij të jashtëzakonshme në peshë.
Hoffman, 56 vjeç, tregoi transformimin e tij të habitshëm fizik muajin e kaluar, duke publikuar një foto ku shfaqej me një trup dukshëm më i tonifikuar. Postimi bëri që një ndjekës në Instagram ta pyeste për sekretin e rënies së tij në peshë.
"Agjërim intensiv me ndërprerje dhe dietë keto. Pa alkool", u përgjigj Hoffman.
Agjërimi me ndërprerje është një mënyrë ushqyerjeje ku një person kufizon marrjen e kalorive në orare të caktuara të ditës ose në ditë të caktuara të javës, me qëllim humbjen e peshës dhe kontrollin e zakoneve të të ngrënit.
Dieta keto përfshin shmangien pothuajse të plotë të karbohidrateve, duke e futur trupin në një gjendje të quajtur ketozë. Në këtë fazë, trupi fillon të djegë yndyrën e depozituar për energji, gjë që ndihmon në humbjen e peshës.
Rezultatet e Hoffman-it i lanë fansat të habitur.
"Uau, për një moment nuk e njoha," shkroi një ndjekës në komentet e postimit.
"Dukesh fantastik”, komentoi një tjetër.
Kishte gjithashtu edhe disa komente humoristike që i referoheshin personazhit të tij, Louis Litt, në serialin Suits.
"Ti sapo u bëre edhe më 'Litt'!!!" shkroi një fans, duke bërë një lojë fjalësh me emrin e personazhit.
Transformimi i tij u bë publik muajin e kaluar, kur Hoffman ndau me fansat një selfie të bërë përpara pasqyrës, ku tregonte pamjen e tij të re.
Fotografia tregonte një Rick Hoffman krejt ndryshe, shumë larg pamjes së personazhit që fansat njohin dhe duan.













































