Hilary Duff i jep lamtumirën Hayden Panettiere me fjalë emocionuese

Hilary Duff ka reaguar me shumë emocion ndaj lajmit për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, duke ndarë një mesazh prekës në Instagram dy ditë pas ndarjes së saj nga jeta.
Duff e nisi mesazhin duke e quajtur Hayden “të ëmbël” dhe tha se e kishte pasur shumë të vështirë ta dëgjonte këtë lajm.
Edhe pse me kalimin e viteve ato kishin humbur kontaktin, Hilary shtoi se do ta kujtonte gjithmonë si një person jashtëzakonisht punëtore, plot energji dhe me një buzëqeshje të bukur.
Ajo kujtoi gjithashtu periudhën kur të dyja ishin shumë të reja dhe përballeshin me një realitet të pazakontë si vajza të famshme që po rriteshin nën vëmendjen e publikut.
Hilary tregoi se ato qëndronin zgjuar deri vonë duke biseduar, duke bërë thashetheme dhe duke ndarë përvojat e tyre, pasi i përkisnin një rrethi shumë të vogël njerëzish që mund ta kuptonin vërtet jetën që po përjetonin.
Në mesazhin e saj, Duff shprehu keqardhjen e thellë që jeta e Hayden përfundoi në këtë mënyrë.
I dërgoi po ashtu dashuri familjes së aktores, njerëzve që Hayden kishte gjatë jetës së saj dhe të gjithë fansave që e kishin dashur.

Edhe pse Hilary Duff dhe Hayden Panettiere nuk kanë punuar së bashku në ndonjë projekt, ato ishin parë së bashku në disa evente gjatë viteve dhe duket se kishin krijuar një lidhje personale që nga koha kur ishin të reja në industrinë e argëtimit. /Telegrafi/














































