Seldi Qalliu ka reaguar pas arrestimit të Joz Markut, duke shprehur publikisht mbështetjen për këngëtarin.

Përmes një postimi në Instagram, Seldi ka kërkuar lirimin e Jozit dhe ka komentuar edhe veprimin e tij ndaj Eduart Kuçit.


“Free Joz Marku. S’ka bërë asgjë, veçse ka marrë të drejtën që i takon pasi iu sha familja drejtpërdrejt para të gjithëve”, shkroi Seldi.

Këngëtari prej disa kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është tërhequr nga skena muzikore dhe daljet televizive, duke zgjedhur një jetë më private.

Megjithatë, ai vijon të jetë aktiv herë pas here në rrjetet sociale, ku këtë herë reagoi për ngjarjen që ka marrë vëmendje të madhe ditët e fundit. /Telegrafi/


Seldi/Instagram